Basha: Ky projektligj i miratuar nga qeveria, nuk është sipas sygjerimeve të Komisionit të Venecias
Partia Demokratike nuk do ta votojë projektligjin e miratuar dje nga qeveria për Byronë Kombëtare të Hetimit. Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha sot se ky projektligj i miratuar nga qeveria, nuk është sipas sygjerimeve të Komisionit të Venecias. Në një deklaratë për mediat Basha tha se drafti i qeverisë është një trup npër t’i hedhur hi syve të shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.
Basha tha se drafti i miratuar dje nga qeveria mbyll dosjet e korrupsionit. Duke theksuar se drafti i qeveris për Byronë e Hetimit nuk është sipas Venecias, Basha theksoi se opozita nuk do ta votojë atë në këtë version veçse në se ai ai përputhet me sygjerimet e komisionit të Venecias. Pika për të cilën opozita nuk bie dakord është ajo e varësisë së Byrosë Kombëtarë të Hetimit nga Policia e Shtetit. Opozita kërkon që Byroja e Hetimit të varet nga Prokurori I Përgjithshëm.