Pamjet e publikuara ditën e djeshme me pallatin në zonën e Farmacisë 10 të përpirë nga flakët, ishin apokaliptike.
Kjo eshte kontratën e nënshkruar mes kompanisë “ARLIS-NDERTIM” shpk dhe “Rockn Works”.
Në kontratë specifikohet se punimet e fasadës janë kryer nga “ARLIS NDËRTIM”, që mesa duket nuk ka respektuar kushtet e paracaktuara.
“Rockn Works” jepte 25 vite garanci për cilësinë e bojës së panelit.
Ndërkohë ditën e sotme kompania “Arlis Ndërtim” ka reaguar përmes një deklarate duke shprehur solidaritet me banorët e prekur dhe duke garantuar rikthimin e plotë të objektit në gjendjen fillestare.
Në deklaratë, kompania thekson se objekti është ndërtuar në përputhje të plotë me lejen e ndërtimit dhe standardet ligjore në fuqi, pa asnjë shtesë të paautorizuar, ndërsa punimet janë kontrolluar dhe certifikuar nga organet kompetente.
Megjithate u pa qarte se pallati nuk kishte shkalle emergjence.
Gjithashtu, bëhet me dije se për objektin janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore që prej vitit 2021, përfshirë kolaudimin dhe dorëzimin e rregullt tek banorët.
Në përfundim, “Arlis Ndërtim” siguron se do të ndjekë me prioritet çdo hap për rikthimin sa më të shpejtë të kushteve normale të jetesës për banorët e dëmtuar.
gijotina.com/










