Bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, takohen dy ministrat e Shqipërisë dhe Kroacisë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, takohen dy ministrat e Shqipërisë dhe Kroacisë –

21:04 | 15/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Italiani i Peqinit, në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale, pa mbaruar urën, merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave

Pa IBAR nuk mbyllet asnjë kapitull! Ja pse ka rëndësi raporti Komisonit Evropian 23-shin dhe 24-n: Gjyqësorin dhe Drejtësinë –

Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues –

Mendimi ndryshe s’mund të ‘vetëpërjashtohet’ –

Shqipëria dhe Kroacia janë pajtuar për tha thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, përfshirë në kuadër të një deklarate trepalëshe mes tyre dhe Kosovës, në një kohë kur Serbia po i akuzon ato se gjoja po zhvillojnë aleancë të përbashkët ushtarake kundër saj.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, e zhvilloi një takim me homologun e vet kroat, Ivan Anushiq, të mërkurën në Zagreb, gjatë të cilit ata konfirmuan gatishmërinë e shteteve të tyre për zhvillimin e përbashkët të kapaciteteve dhe të industrisë ushtarake, njoftoi Ministria shqiptare.

Takimi i tyre vjen në të njëjtën ditë kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se Beogradi do të blejë armatim të ri pasi gjoja po përballet me trysni nga shtetet fqinje.

“Gjendja e sigurisë është disi më ndërlikuar sesa në janar, kur e trajtuam atë, kryesisht për shkak të veprimeve dhe aktiviteteve të mëtejshme të aleancës ushtarake të Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit”, tha Vuçiq të mërkurën herët.

Kjo nuk është hera e parë që Vuçiq e ka bërë këtë pretendim, por ai asnjëherë nuk ka dhënë dëshmi për ta mbështetur atë.

Vitin e kaluar, Kosova dhe Shqipëria e Kroacia – dy shtete të rajonit të Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e NATO-s – nënshkruan marrëveshje për thellim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë përmes një deklarate të përbashkët.

Që të tri vendet kanë thënë vazhdimisht se deklarata trepalëshe mes tyre nuk është e drejtuar kundër askujt.

Pretendimet e liderit serb u hodhën poshtë përsëri të mërkurën nga të dy ministrat, Nufi dhe Anushiq, të cilët e ritheksuan se synimi i vetëm i deklaratës trepalëshe është forcimi i stabilitetit në Evropën Juglindore dhe thellimi i marrëdhënieve miqësore mes tri vendeve.

Nufi tha pas takimit në kryeqytetin kroat se deklarata trepalëshe ka si qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

“Në këtë frymë, paqja mbetet themeli i çdo angazhimi tonë”, shkroi Nufi në Facebook.

Anushiq, në anën tjetër, shkroi në Facebook se Kroacia dhe Shqipëria “ndajnë interes të përbashkët” për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.

“Diskutuam gjithashtu për bashkëpunimin në kuadër të deklaratës trepalëshe për mbrojtje dhe siguri, e cila nuk përfaqëson ndonjë aleancë ushtarake, por synon forcimin e stabilitetit në Evropën Juglindore dhe thellimin e marrëdhënieve tona miqësore”, shkroi ai.

Duke iu referuar drejtpërdrejt pretendimeve të Vuçiqit, Anushiq theksoi se ai e ka përgjigjen e “njëjtë gjithmonë” kur pyetet për reagimet nga Serbia: “Ka kaluar kamotshëm koha kur dikush i tregonte Kroacisë, tashmë shtet sovran dhe anëtar i NATO-s dhe BE-së, çfarë të bëjë dhe si ta drejtojë politikën e vet”.

“Ajo kohë nuk do të kthehet më kurrë!” shtoi ai.

Ndërkohë, eksperti i menaxhimit të konflikteve, Edward P. Joseph, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 14 prill se “alarmet e vazhdueshme dhe të ekzagjeruara” në Beograd për deklaratën e përbashkët mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, janë shqetësuese.

Sipas tij, Beogradi duket se po e përdor këtë si “pretekst për t’u armatosur dhe për të krijuar artificialisht një ndjenjë rreziku brenda vendit”.

“Rritja e vazhdueshme e armatimit në Serbi – përfshirë blerjen e raketave supersonike kineze – është një shqetësim serioz. Çfarë kërcënimi synojnë të luftojnë këto raketa?”, tha Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA.

Sipas tij, Vuçiq është në një pozicion gjithnjë e më të dobësuar, për shkak të protestave antiqeveritare, humbjes së aleatit të tij hungarez, Viktor Orban, në zgjedhje dhe kritikave të Bashkimit Evropian për minim të sundimit të ligjit.

Bashkimi Evropian, ku Serbia mëton të anëtarësohet, i ka bërë vazhdimisht thirrje asaj që ta harmonizojë politikën e jashtme me atë të bllokut.

Dështimi për të vepruar ka bërë që Serbia të mos hapë asnjë kapitull negociatash që nga viti 2021./REL

Të Lidhura

Italiani i Peqinit, në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale, pa mbaruar urën, merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave

Italiani i Peqinit, në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale, pa mbaruar urën, merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave

nga 27
22:12 | 15/04/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=0GJ3muDbRwM Kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi, hedh 500 milionë lekë për asfaltimin e rrugëve rurale. Paratë e projektit ia beson...

Pa IBAR nuk mbyllet asnjë kapitull! Ja pse ka rëndësi raporti Komisonit Evropian 23-shin dhe 24-n: Gjyqësorin dhe Drejtësinë –

Pa IBAR nuk mbyllet asnjë kapitull! Ja pse ka rëndësi raporti Komisonit Evropian 23-shin dhe 24-n: Gjyqësorin dhe Drejtësinë –

nga 27
20:54 | 15/04/2026
0

Shqipëria shfaqi një ritëm të paprecedentë në hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Brenda 13 muajve,...

Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues –

Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues –

nga 27
20:26 | 15/04/2026
0

Dëmet e shkaktuara nga zjarri do të ishin shumë më të pakta nëse materiali i fasadës do të plotësonte standardet...

Mendimi ndryshe s’mund të ‘vetëpërjashtohet’ –

Mendimi ndryshe s’mund të ‘vetëpërjashtohet’ –

nga 27
20:08 | 15/04/2026
0

Ditën e sotme kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerët e qarkut të Beratit. Por gjatë bashkëbisedimit, disa...

Para
Italiani i Peqinit, në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale, pa mbaruar urën, merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave

Italiani i Peqinit, në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale, pa mbaruar urën, merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Italiani i Peqinit, në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale, pa mbaruar urën, merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave

Italiani i Peqinit, në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale, pa mbaruar urën, merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave

22:12 | 15/04/2026
Bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, takohen dy ministrat e Shqipërisë dhe Kroacisë –

Bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, takohen dy ministrat e Shqipërisë dhe Kroacisë –

21:04 | 15/04/2026
Pa IBAR nuk mbyllet asnjë kapitull! Ja pse ka rëndësi raporti Komisonit Evropian 23-shin dhe 24-n: Gjyqësorin dhe Drejtësinë –

Pa IBAR nuk mbyllet asnjë kapitull! Ja pse ka rëndësi raporti Komisonit Evropian 23-shin dhe 24-n: Gjyqësorin dhe Drejtësinë –

20:54 | 15/04/2026
Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues –

Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues –

20:26 | 15/04/2026
Mendimi ndryshe s’mund të ‘vetëpërjashtohet’ –

Mendimi ndryshe s’mund të ‘vetëpërjashtohet’ –

20:08 | 15/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Italiani i Peqinit, në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale, pa mbaruar urën, merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave
  • Bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, takohen dy ministrat e Shqipërisë dhe Kroacisë –
  • Pa IBAR nuk mbyllet asnjë kapitull! Ja pse ka rëndësi raporti Komisonit Evropian 23-shin dhe 24-n: Gjyqësorin dhe Drejtësinë –
  • Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues –
  • Mendimi ndryshe s’mund të ‘vetëpërjashtohet’ –
  • “25 vite garanci”/ “Arlis” e hedh përgjegjësinë për fasadën e djegur të pallatit tek prodhuesi i huaj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Italiani i Peqinit, në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale, pa mbaruar urën, merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave
  • Bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, takohen dy ministrat e Shqipërisë dhe Kroacisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com