Pa IBAR nuk mbyllet asnjë kapitull! Ja pse ka rëndësi raporti Komisonit Evropian 23-shin dhe 24-n: Gjyqësorin dhe Drejtësinë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pa IBAR nuk mbyllet asnjë kapitull! Ja pse ka rëndësi raporti Komisonit Evropian 23-shin dhe 24-n: Gjyqësorin dhe Drejtësinë –

20:54 | 15/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

Shqipëria shfaqi një ritëm të paprecedentë në hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Brenda 13 muajve, vendi arriti të hapë 33 kapituj te negociatave, të ndarë në 6 grupe, më shpejt se çdo vend kandidat në kohët e fundit. Edhe pse Brukseli e vlereson kete ambice te qeverise Shqiptare, vazhdon te na kujtoj se hapja e kapitujve dhe mbyllja e tyre janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.

Çfarë është IBAR?

Kur një vend kërkon të bëhet anëtar i BE-së, ai duhet të demonstrojë se ligjet, institucionet dhe mënyra e qeverisjes së tij janë në përputhje me standardet europiane. Ky proces organizohet nëpërmjet kapitujve ku secili mbulon një fushë specifike politikash, si bujqësia, transporti, mjedisi, drejtësia apo konkurrenca. Për çdo kapitull, vendi kandidat duhet të miratojë legjislacionin e duhur dhe të provojë se e zbaton atë në praktikë. Vetëm atëherë mund ta “mbyllë” kapitullin, domethënë ta konsiderojë të përfunduar.

IBAR-i është një raport zyrtar i Komisionit Europian që vlerëson nëse një vend kandidat ka bërë progres të mjaftueshëm në dy kapitujt më të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit: Kapitulli 23, që mbulon gjyqësorin dhe të drejtat themelore, gjithashtu Kapitulli 24, që mbulon drejtësinë dhe sigurinë. Këta dy kapituj njihen si “Themelet” dhe sipas metodologjisë aktuale të BE-së, pa një vleresim pozitiv në këto dy kapituj, asnjë kapitull tjetër nuk mund të mbyllet.

Bashkimi Europian nuk mund të pranojë një anëtar të ri nëse shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit nuk funksionojnë. Sado ne rregull mund te jene kapitujt e tjere ne leter, pa themele të shëndosha institucionale, gjithcka mbetet e brishtë.

Si u krijua ky mekanizëm?

Për të kuptuar IBAR-in, duhet të evidentojme si dështoi modeli i mëparshëm. Për dekada, modeli i vjetër i zgjerimit lejonte vendet kandidate të mbyllnin zyrtarisht kapitujt mbi bazën e ligjeve të miratuara pa bere nje vlersim te zbatimit praktik te tyre. Bullgaria dhe Rumania, të cilat ju bashkuan BE-se ne vitin 2007, u bënë shembull i këtij problemi, kur BE-ja dha miratimin per antaresimin e tyre duke u mjaftuar vetem me perafrimin e legjislacionit, pa adresuar problemet me korrupsion dhe shtetit të së drejtës, te cilat vazhduan edhe pas anëtarësimit. Vendet anëtare dolen në një përfundim të qartë: anëtarësimi nuk e zgjidh problemin nëse themelet nuk janë ndërtuar siç duhet. Bazuar në përvojën e fituar nepermjet problematikave te hasura me keto dy shtete, metodologjia e mbylljes së kapitujve ndryshoi, duke rezultuar në një politikë që kërkon përafrimin e legjislacionit dhe zbatimin e tij të zhvillohen paralelisht.
Në vitin 2019, Franca bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke kërkuar një reformim të procesit dhe garanci më të forta për zbatimin e reformave. Pergjigjia qe Komisioni Europian prezantoi në shkurt 2020 ishte një metodologji të re zgjerimi, e cila vendosi theks më të madh te shteti i së drejtës dhe te rezultatet konkrete në terren. Parimi i metodologjise se re bazohet ne faktin se progresi nuk vlersohen vetem mbi ligjiet miratuara por dhe nga standarti i zbatimit te tyre. Paralelisht u krijua dhe IBAR, si instrument i kësaj metedologjie.

Çfarë ka bërë Shqipëria?

Raporti i Komisionit Europian vlerson dy arritje referuar kapitjuve 23 dhe 24, duke filluar nga reforma ne drejtesi, ku procesi i vetingut eshte nje rast unik në historinë e zgjerimit europian dhe ka dhënë rezultate konkrete. Gjithashtu si pjesë e reformës së re në drejtësi, një rëndësi e veçantë i kushtohet vlerësimit të SPAK-ut. Struktura e specializuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka ndërtuar një rekord të rezultatesh dhe vlerësimi që arriti te merte nga Komisioni, “Rezultate konkrete fillestare” është një notë që për standardet e raporteve të zgjerimit nuk jepet lehtë.

Çfarë identifikon BE si mangësi?

Raporti i Komisionit për vitin 2025 është i drejtpërdrejtë: Shqipëria mbetet “mesatarisht e përgatitur” në fushat kyçe të Grupit 1, dhe raporti i emerton problemet pa lënë vend për interpretim.

Korrupsioni cilësohet si “i përhapur gjerësisht në sektorë të cenueshëm, duke prekur si sferën publike ashtu edhe atë private”, ndërsa korniza institucionale për parandalimin e tij vazhdon të ketë “ndikim të kufizuar”. Liria e medias është zona ku Shqipëria merr vlerësimin më të ulët. “Progres i kufizuar” gjatë periudhës së raportimit, ku mungon pavarësia editoriale e cila cenohet nga mbivendosja e interesave biznesore dhe politike, pronësise të përqendruar dhe burime financimi të paqarta. Raporti shënon se rekomandimet e vitit të kaluar në këtë fushë “nuk janë zbatuar”, një konstatim jashtëzakonisht i ashpër për standardet e Komisionit. Gjithashtu reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse, e rekomanduar vazhdimisht nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias, mbetet e pa implementuar plotesisht edhe pas zgjedhjeve parlamentare të majit 2025.

Çfarë ndodh tani?

Komisioni Evropian e ka cilësuar objektivin e vitit 2027 për përfundimin e negociatave si ambicioz, por “në rrugën e duhur” gjithmonë neqoftese arrin te ruaj te njejtin ritem reformash. Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e ka thënë qartë në nëntor 2025: “Hapja e të gjitha grupeve është arritje e madhe, por mbyllja e tyre është çmimi i vërtetë.” Sa i përket IBAR-it, Komisioni nuk ka dhënë ende një datë zyrtare.

Historia e zgjerimit të BE-së na tregon se ndërtimi i institucioneve dhe funksionimi i tyre i janë dy sfida krejtësisht të ndryshme. IBAR-i u krijua pikërisht për tu siguruar që këto dallime të zgjidhen para se procesi i anëtarësimit të hyjë në fazën e tij përfundimtare: nëse lufta kundër korrupsionit është sistematike dhe jo rast i izoluar, nëse media mund të funksionojë pa presion, nëse reformat kanë ndryshuar jo vetëm ligjet por edhe mënyrën si funksionon shteti në praktikë. Kjo nuk është pyetje burokratike. Është sfida kryesore e anëtarësimit

Të Lidhura

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

nga 27
23:24 | 20/05/2026
0

“Kishte nevojë për garë reale në Partinë Demokratike dhe jo për farsë.” Kështu u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtar të...

Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

nga 27
23:10 | 20/05/2026
0

Aston Villa është fituese e Europa League. Skuadra e drejtuar nga Unai Emery fitoi 0-3 në Stamboll ndaj Freiburg. Pjesa...

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

nga 27
22:16 | 20/05/2026
0

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë finalizuar një marrëveshje për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, këtë të mërkurë, 20 maj....

Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

nga 27
22:08 | 20/05/2026
0

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se Baki Goxhaj, aktivisti shqiptar i ndaluar në flotiljen Sumud (që...

Para
Bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, takohen dy ministrat e Shqipërisë dhe Kroacisë –

Bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, takohen dy ministrat e Shqipërisë dhe Kroacisë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

23:24 | 20/05/2026
Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

23:10 | 20/05/2026
PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

22:16 | 20/05/2026
Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

22:08 | 20/05/2026
Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht –

Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht –

21:02 | 20/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –
  • Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League
  • PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –
  • Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –
  • Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht –
  • Qeveria zgjeron fushën ku SHISH mund të mbledhë informacion, ndryshon pagën e drejtuesve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –
  • Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com