“Nëse nuk do të ishte ky rezultati i zgjedhjeve në SHBA ku fitues rezultoi Trump, Rama do të ishte në Amerikë sot për të bërë ekspozitë”
Kështu e ka ironizuar deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se nuk janë marrë masat për përmbytjet. Ai tha se është e turpshme që Rama nuk ka shkuar në asnjë zonë të përmbytur.
Spaho: “Po mos të ishte gjyqi i Bilalit për foton 80 mijë dollarëshe apo mos ishte rezultati i zgjedhjeve në Amerikë sot do ta kishim zotërinë (Ramën) në Nju Jork për ekzpozitë pikture dhe as do ti binte ndërment që gjysmën e vendit e kishte lënë në përmbytje”.