Tre persona nga Turqia janë arrestuar nga Komisariati nr. 2 në Tiranë, pas denoncimit të një 31-vjeçareje suedeze, e cila pretendon se është përdhunuar në një apartament me qira. Nga burimet paraprake mësohet se, ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Zogut të Zi.
Në pranga ra 29-vjeçari Ferhatcan Cicek, nga Stambolli, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 12 shkurtit. Suedezja me iniciale V. E. u dërgua për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku u konstatuar shenja dhe dëmtime që përputhen me dhunë seksuale.
Gjatë kontrollit në banesën me qira, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabisi. Po ashtu, janë arrestuar edhe dy të tjerë, 28 dhe 31 vjeç, të cilët dyshohet se kanë qenë të pranishëm në apartament gjatë kohës kur ka ndodhur ngjarja. Sipas hetimeve paraprake, ata kanë poseduar dhe konsumuar një pjesë të lëndës narkotike të gjetur në banesë dhe akuzohen për moskallëzim krimi e drogë.










