Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO) – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO) –

18:13 | 05/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Botërori 2026/ Tjetër problem i papritur 22 ditë para nisjes, shpërthimi i Ebolas në Kongo –

Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari –

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Do t’ju shtypim! –

“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni…”, Berisha porosi deputetëve një ditë para seancës –

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri gjatë një sulmi të organizuar në një berberhane.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet e atentatit, ku duken momentet e sulmit me armë automatike.

“Të frikshme përmasat e sulmit me kallashnikovë në fshatin Rrilë të Lezhës. Fuqia e zjarrit ndaj berberhanes së Sokol Dacit, i plagosur rëndë, duket si një sulm kartelesh në Amerikën Latine. Vetëm Zoti, duket se u tregua i mëshirshëm, pasi bëri të mundur të shpëtohen nga vdekja e sigurt jetët e personave që ndodheshin brenda dhe jashtë berberhanes, në një hapësirë prej rreth 10 metrash katrorë.

Në pamje shihet momenti kur dy autorë të armatosur me kallashnikovë, të dyshuar si pjesëtarë të fisit Ndoka, hapin zjarr drejt berberhanes së Sokol Dacit, brenda së cilës ndodheshin dy pjesëtarë të fisit Nikulaj dhe një efektiv policie, mik i tyre.

Në shkëmbimin e zjarrit dyshohet se janë përfshirë të paktën katër persona, dy të armatosur me pistoleta nga brenda lokalit dhe dy me kallashnikovë nga jashtë”, shkruan Hoxha bashkëngjitur videos së publikuar në rrjetet sociale.

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim katër persona, tre të rinj nga fisi Ndoka dhe Merando Nikulajn, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit dhe ndodhej brenda berberhanes, i shoqëruar nga një punonjës policie me inicialet B.K.

Ky i fundit është ndaluar me urdhër të prokurorisë për veprën penale “shpërdorim i detyrës”.

Sipas hetimeve paraprake, Merando Nikulaj dhe punonjësi i policisë kishin qenë duke darkuar dhe më pas ishin drejtuar në Rrilë për t’u qethur. Autorët, të cilët dyshohet se lëviznin me dy automjete, një “Audi” dhe një “Passat”, i kanë ndjekur deri në momentin që kanë mbërritur në berberhane dhe më pas kanë zbritur nga mjetet duke hapur zjarr.

Gjatë kontrollit në ambientet e brendshme të berberhanes, policia ka gjetur një çantë krahu me një krehër arme brenda, ndërsa mungonin dokumentet e identifikimit. Ka dyshime se është përdorur edhe një armë e dytë nga personat që ndodheshin brenda lokalit.

Shkak i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë një konflikt i mëparshëm mes të rinjve të fiseve Nikulaj dhe Ndoka, i ndodhur më 9 mars 2025 në Shëngjin, i cili asokohe u raportua zyrtarisht si aksident rrugor dhe nuk u hetua si konflikt kriminal.

Të Lidhura

Botërori 2026/ Tjetër problem i papritur 22 ditë para nisjes, shpërthimi i Ebolas në Kongo –

Botërori 2026/ Tjetër problem i papritur 22 ditë para nisjes, shpërthimi i Ebolas në Kongo –

nga 27
14:46 | 20/05/2026
0

Botërori 2026 po përballet me një tjetër problem të papritur, përveç konfliktit të armatosur me SHBA që ka vënë në...

Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari –

Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari –

nga 27
14:22 | 20/05/2026
0

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 44-vjeçarin Rezart Abazaj, i cili rrezikoi jetën e...

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Do t’ju shtypim! –

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Do t’ju shtypim! –

nga 27
14:08 | 20/05/2026
0

Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka deklaruar se një sulm i ri ndaj Iran nga SHBA dhe Israel do të...

“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni…”, Berisha porosi deputetëve një ditë para seancës –

“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni…”, Berisha porosi deputetëve një ditë para seancës –

nga 27
13:56 | 20/05/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të mos pranojnë delegimin e interpelancave...

Para
Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh –

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Botërori 2026/ Tjetër problem i papritur 22 ditë para nisjes, shpërthimi i Ebolas në Kongo –

Botërori 2026/ Tjetër problem i papritur 22 ditë para nisjes, shpërthimi i Ebolas në Kongo –

14:46 | 20/05/2026
Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari –

Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari –

14:22 | 20/05/2026
Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Do t’ju shtypim! –

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Do t’ju shtypim! –

14:08 | 20/05/2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni…”, Berisha porosi deputetëve një ditë para seancës –

“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni…”, Berisha porosi deputetëve një ditë para seancës –

13:56 | 20/05/2026
Shpërndanin drogë pranë shkollave, arrestohen nëntë persona dhe tre të tjerë shpallen në kërkim –

Shpërndanin drogë pranë shkollave, arrestohen nëntë persona dhe tre të tjerë shpallen në kërkim –

13:42 | 20/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Botërori 2026/ Tjetër problem i papritur 22 ditë para nisjes, shpërthimi i Ebolas në Kongo –
  • Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari –
  • Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Do t’ju shtypim! –
  • “Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni…”, Berisha porosi deputetëve një ditë para seancës –
  • Shpërndanin drogë pranë shkollave, arrestohen nëntë persona dhe tre të tjerë shpallen në kërkim –
  • Të shfuqizohet ligji për ndërtimet në zonat e mbrojtura për interesa private! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Botërori 2026/ Tjetër problem i papritur 22 ditë para nisjes, shpërthimi i Ebolas në Kongo –
  • Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com