Projekti për ndërtimin e landfillit në zonën midis fshatrave Plyk dhe Mbyet në Fier është anuluar.
Përpos protestave nga banorët e zonës, çështja është shoqëruar me debate të ashpra edhe në këshillin bashkiak.
Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi shpjegoi se firma që mori përsipër zbatimin e projektit, u tërhoq për shkak të terrenit dhe rrëshqitjeve në zonë.
Ndërkohë një komision me ekspertë do të vlerësojnë në terren një tjetër vend ku mund të ndërtohet impianti i përpunimit të mbetjeve.
Fier/ Fabrika e mbetjeve/ Banorët: Do na kontaminohen tokat, plani i fshehtë