Narkoshteti i Ramaduros po rrezikon sigurinë e Europës, ngrini zërin ndaj këtij rreziku! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Narkoshteti i Ramaduros po rrezikon sigurinë e Europës, ngrini zërin ndaj këtij rreziku! –

13:18 | 27/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet! –

Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet! –

Kryedemokrati, Sali Berisha ka deklaruar këtë të martë nga Strasburgu se qeveria e Edi Ramës, rrezikon sipas tij sigurinë e Europës.

Nga mbledhja e grupit parlamentar të EPP-së në Strasburg mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin për ‘terapinë konvertuese’, Berisha e paraqiti situatën në Shqipëri, si një rrezik serioz për sigurinë e Europës, duke e cilësuar atë si ‘narkoshtet’ të drejtuar nga Edi Rama.

Sipas Berishës, kartele të drogës, të lidhura drejtpërdrejt me Ramën, dominojnë tregjet e drogës në Europë dhe se Shqipëria është kthyer në një qendër të madhe të pastrimit të parave përmes ndërtimeve dhe resorteve turistike.

Sipas Berishës, kjo qasje synon vendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë në Shqipëri dhe më gjerë.

“Dje gjatë ditës në debatin e zhvilluar në grupin parlamentar të EPP-së për zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin e ‘Terapisë konvertuese’ paraqita para audiencës rrezikun e madh që përfaqëson narkoshteti shqiptar më në krye Edi Rama apo siç quhet rëndom Ramaduro apo Noriega i Europës për sigurinë e vendeve të rajonit dhe vendeve të Europës.

Në fjalën time, paraqita dominimin e tregut të drogës në Europës, marijuanës, heroinës, kokainës nga kartelet e drogës të lidhura direkt me Edi Ramën, të komanduara direkt prej tij, i cili e ka shndërruar Shqipërinë në një parajsë të larjes së parave të tyre, në qindra kulla, ndërtesa, resorte turistike.

Shpreha kërkesën që vendet anëtare të Këshillit të Europës, parlamentet e këtyre vendeve të ngrenë zërin e tyre ndaj këtij rreziku serioz që u vjen nga një vend i vogël i cili ka të gjitha potencialet e mëdha të zhvillimit dhe e ka zhytur regjimi në drogë, vetëm për qëllime elektorale.

Po kështu, tek rreziku i madh që përfaqëson Shqipëria, u ndala tek AKSHI, kopshti familjar i Edi Ramës, në të cilin koordinatori kryesor i karteleve të drogës me anëtarët e familjes Rama, kanë plaçkitur qindra e qindra milionë euro. Por mbi të gjitha Ergys Agasi ka eksportuar të gjitha të dhënat e internetit që ekzistojnë në Shqipëri, tek klanet kriminale dhe armiqtë e NATO-s dhe kjo është një rrezik i madh që Shqipëria shpërndan në rajon dhe Europë.

Mirëkuptimi ishte i plotë nga audienca.

Përveç kësaj mora fjalën në debatin që u zhvillua për raportin mbi ‘terapinë konvertuese’, terapinë ç’njerëzore, një agresion i vërtetë që bëhet ndaj fëmijëve për të ndryshuar gjinitë.

Ftova të pranishmit që të vijnë në Shqipëri, të shohin pasojat e rënda të transformimit të Shqipërisë në republikën e Xhorxh Soros apo në kopshtin e lulëzuar të këtij të fundit, ku fëmijëve në kopsht dhe në shkolla fillore, u jepen tekste, figurina dhe objekte mësimore për t’i manipuluar në drejtim të ndryshimit të gjinisë.

Theksova se, kjo propagandë është propaganda e ekstremit të majtë që synon rivendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Europë e botë.

Debatet për këtë çështje natyrisht nuk ishin të njëjta, por në tërësi u shprehën rezerva shumë të mëdha për raportin i cili në një farë mënyre kërkonte të legjitimonte ‘terapinë konvertuese’ ndaj fëmijëve për ndryshim gjinie”, shprehet Berisha.

Të Lidhura

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

nga 27
14:04 | 24/03/2026
0

Federata Polake e Futbollit ka njoftuar FSHF-në për një sërë informacionesh të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të udhëtojnë...

14:02 | 24/03/2026
0

Federata Polake e Futbollit ka njoftuar FSHF-në për një sërë informacionesh të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të udhëtojnë...

Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet! –

Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet! –

nga 27
13:58 | 24/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për mediat, e cilësoi Metën si një “burgosur politik” dhe...

Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet! –

Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet! –

nga 27
13:42 | 24/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për mediat, e cilësoi Metën si një “burgosur politik” dhe...

Para
Policia nuk përdori dhunë, i mituri na sulmoi! –

Policia nuk përdori dhunë, i mituri na sulmoi! -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

14:04 | 24/03/2026
FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

14:02 | 24/03/2026
Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet! –

Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet! –

13:58 | 24/03/2026
Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet! –

Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet! –

13:42 | 24/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

410 mln Euro naftë kontrabandë shkojnë te familja e Ramës, njeriu që gjobit pa shpirt popullin e tij –

13:22 | 24/03/2026

Më Të Lexuarat

  • FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –
  • FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –
  • Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet! –
  • Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet! –
  • 410 mln Euro naftë kontrabandë shkojnë te familja e Ramës, njeriu që gjobit pa shpirt popullin e tij –
  • Draftin e kemi gati! Mund të zhvillohet edhe në një ditë me zgjedhjet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –
  • FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com