Profesori reagoi pasi kryeministri Rama deklaroi sot : Më ka ardhur shumë zor kur kam parë një profesor, mendimtar i shquar, që e kishte shqyer gojën deri në atë pikë sa thoshte se ç’jemi ne që kërkojmë të punësojmë çirakë tek privati, kur shqiptarët kanë diploma!
Pas sulmeve që i drejtoi kryeministri, profesor Artan Fuga ka vazhduar me të njëjtin qëndrim të tij kundër qeverisë për politikat e punësimit të të rinjve. Ai akuzon qerveritarët për favorizim të fëmijëve të tyre duke theksuar se është krejt e paarsyeshme që Rama e të vetët, i rekomandojnë të rinjve të punojnë në çdo punë.
Fuga flet për studentët e mirëarsimuar të cilët sipas tij janë të shumtë por nuk kanë hapësirë për punësim sepse sipas tij fëmijët e të afërmit e ministarve e politikanëev, i kanë zënë ato. Ndërsa Rama i rekomandon këta të rinj të punojnë në zanate profesionale… si psh… pjekës picash në Boboshticë.
“Si dikur në monizëm, kur i riu i sapodiplomuar refuzonte të shkonte arsimtar në një zgëq fshati pa asnjë kusht jetese, si i riu i qytetit që refuzonte të shkonte në minierën skllavopronare të punonte si kafshë, si fshatari që refuzonte të punonte në kooperativë dhe shkonte për të shit vezë në qytet.
Rrezistencë sociale ndaj anadollakëve shfrytëzues. Ik çoni fëmijët tuaj në ato punë ! Kështu përgjigjuni atyre anadollakëve që na propozojnë si të ardhme profesionale zanatin e ndihmës-zëvendës-kuzhinjerit asistent për sezonin një mujor të verës!
Ke mbaruar master në antropologji humane, shumë mirë, ik se ke punë në Boboshticë, piq pica për gratë që do të shkojnë për 8 marsin në eskursion. A nuk më thoni se ku punojnë fëmijtë e deputetëve, ministrave, politikanëve! Në punë turpi ? Bëni pra statistika, bëni një studim, dhe pastaj flasim”, shkruan Fuga.
Ka disa muaj që profesor Artan Fuga është shfaqur shumë ashpër në kritika kundër qeverisë duke nisur me ligjin për rsimine lartë e të tjera politika të qeverisë për arsimin dhe punësimin e të rinjve.
qenka peshku Rama :):):):):):):):):):)