Ministria e Jashtme greke ndërhyn sërish në punët e brendëshme të Shqipërisë
Dhjetra banorë të Himarës kanë dalë në protestë për të kundërshtuar prishjen e 19 objekteve në qendër të qytetit, në kuadër të projektit të rikualifikimit urban të zonës së Spilesë.
Himariotët i janë drejtuar kreut të bashkisë në gjuhën greke: Zoti Goro, jeni krenar që keni ndjekur nga Himara 4 familje deri tani? Sa të tjera doni të ndiqni? Këtë quani ju Rilindje?
Protesta po hvillohet para Bashkisë së Himarës, ku qytetarët mbajnë dhe banderola me mbiskrimet ” hiramara në rrezik”, “mos na prishni shtëpitë” etj.
Drejtuesit e protestës u kanë bërë thirrje himariotëve të jenë të bashkuar, sepse vetëm kështu nuk do mund askush të marrë tokat e stërgjyshëve.
Por një ditë më parë Ministria e Jashtme Greke ka reaguar për ngjarjen në fljalë duke thënë se:
“Athina zyrtare po ndjek me shqetësim të madh zhvillimet në Himarë, ku 19 familje të minoritetit grek janë paralajmëruar se kanë afat vetëm 5 ditë për t’u larguar nga shtëpitë e tyre të cilat do të shemben”