Idrizi: Çështja çame të flasë me zërin e akademikëve, si çështje thelbësisht shqiptare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi: Çështja çame të flasë me zërin e akademikëve, si çështje thelbësisht shqiptare

10:51 | 30/10/2016
në Shqiperi
0

“Nuk mund të pranojmë që në Shqipëri të hyjnë persona që flasin për Vorio-Epirin. Çështja e Çamërisë është çështje dinjiteti, reciprociteti për të gjithë shqiptarët”

“Çështja e shqiptarëve të Çamërisë, duhet të flasë me zërin e akademikëve tanë si një çështje thelbësisht shqiptare që i përket historisë së kombit shqiptar”, kështu tha sot, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një aktivitet në Akademinë e Shkencave. Ai i ka bërë thirrje akademikëve  të përfshihen në evidentimin  e vlerave të hitorisë së Çamërisë dhe kryesisht të vërtetën e kësaj historie.

cameGjatë promovimit të librit “Çamëria, Vështrim gjeopopullativ dhe etnokulturor”, të profesor Selman Sheme, Idrizi tha ndër të tjera: “Genocidi ishte programuar për mbi 30 vite, vijon edhe sot. Jam i bindur se e drejta do të triumfojë. Ka insinuata arrogante për të përmbysur të vërteta të mëdha. Akademikët të përfshihen në nxjerrjen e të vërtetës. Është një padrejtësi historike, genocidi dhe shkelja e të drejtave.”

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Gjatë fjalës së tij, Idrizi tha se është e papranueshme të lejohet hyrja në Shqipëri e personave që flasin çdo ditë për Vorio-Epirin duke theksuar se edhe çamët kanë të drejtë të kërkojnë ngritjen e varrezave për të rënët e tyre në Greqi.

“Në Shqipëri janë ngritur dy varreza të ushtarëve grekë, por kërkohen të tjera. Po ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë varreza, nuk kemi të drejtë të nderojmë të rënët tanë? Dëgjova që më adresohej edhe një përfaqësues i “Agimit të Artë” dhe kërkonte që shqiptarët dhe çamët t’i ndihmonin ata. Aq cinike është kjo sa unë t’i drejtohem “Agimit të Artë” dhe t’i kërkoj ndihmë. Nuk mund të pranojmë që në Shqipëri të hyjnë persona që flasin për Vorio-Epirin. Çështja e Çamërisë është çështje dinjiteti, reciprociteti për të gjithë shqiptarët.”, deklaroi Idrizi.

Marrëdhënie reciproke

Kreu i PDIU-së ritheksoi se PDIU dhe popullsia çame, dëshirojnë marrëdhënie reciproke dhe dialog me Greqinë.

“Nga njëri krah kemi Ligj Lufte, nga krahu tjetër Traktat Miqësie.  Ne duam marrëdhënie reciproke dialogu me Greqinë. Por, nëse s’ka dialog dhe ka monolog çfarë të bëjmë ne? Të presim sa t’i bjerë mendja Greqisë të heqë Ligjin e Luftës. Mbi ne nuk mund të vazhdojë diskriminimi. Nëse ka një komunitet që kërkon të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë, absolutisht që jemi ne. Duam të kthehemi në shtëpitë tona, të marrim nënshtetësinë greke dhe të gëzojmë të gjitha frytet e lirisë. Po e kërkojmë këtë dialog, po me kë?”, u shpreh Idrizi.

Ligji i Luftës

pdiu-camDuke folur për Çështjen Çame dhe për të ato detaje që lidhen me të, Idrizi,  theksoi se Greqia nuk e heq ligjin e luftës, sepse qenia në fuqi e këtij ligji, ka të bëjë vetëm me sekuestron e pronave të Çamërisë.

“Tre vjet na është dashur të shkojmë me shkresa nëpër studio të ndryshme dhe t’u tregonim shqiptarëve se Ligji i Luftës me Greqinë ekziston. Ligji i vitit 1940 është në fuqi për çështje pronësore. Për sekuestron e vendosur në pronat e shqiptarëve. Kjo është arsyeja që Greqia thotë njëherë do ta heq, njëherë nuk e heq. Po të pyesësh babin tim, gjyshin tim dhe baballarët e të gjithëve këtu e kanë ditëlindjen të gjithë më 31 dhjetor. Nuk mundemi dot të vazhdojmë thjesht dhe vetëm ne ta mbrojmë këtë çështje.”, u shpreh Idrizi.

Një ditë më parë, gjatë aktivitetit të “JO-së greke” mbajtur në Manastirin e Këlcyrës, kreu i “Agimit të Artë” për Rajonin e Janinës, Konstantinos Anagnostis tha se shqiptarët duhet të lejojnë hapjen e varrezave të reja në jug të vendit.

Etiketa: Akademia e ShkencaveCameriaetnokulturorgjeopopullativkryetari i PDIU-sëSelman ShemeShpetim Idrizivështrim

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Italia Qendrore/ Tërmet 6.5 ballë në Norcia. Lëkundje dhe në Romë

Italia Qendrore/ Tërmet 6.5 ballë në Norcia. Lëkundje dhe në Romë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com