Çështja Çame, dy nismat e Idrizit që do tërbojnë Athinën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështja Çame, dy nismat e Idrizit që do tërbojnë Athinën

09:12 | 29/10/2016
në Shqiperi
0
Kryetari i PDIU, Shpetim Idrizi, duke folur gjate Keshillit Kombetar te Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, ku deklaroi se forca politike qe ai perfaqeson do te kerkoje ngritjen e nje komisioni te posacem parlamentar per te zbardhur ngjarjen e qershorit 1944 ne krahinen e Camerise, si dhe regjistrimin e te zhdukurve e te vrareve gjate gjenocidit grek./r/n/r/nLeader of PDIU, Shpetim Idrizi, speaks during the National Council of the Party for Justice, Integration and Unity.

Berisha në anën e grekëve, akuza qeverisë. Retorika tensionuese mes Greqisë e Shqipërisë.

Dy nisma të reja të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, në funksion të zbardhjes, zgjidhjes dhe ndërkombëtarizimit të më tejshëm të Çështjes Çame, pritet të përshkallëzojë më tej tensionin dhe nervozizmin mes Tiranës dhe Athinës zyrtare, tension që, ditë e fundit, ka kaluar në kërcënime dhe përmendje të forcës ushtarake nga ana e Greqisë.

Nismat do të vënë në provë edhe Partinë Demokratike, e cila deri në 2013, i ka përdorur çamët vetëm për të mbushur thesin e votave në zgjedhje, ndërsa në pozicionin të vështirë politik do të vendosë edhe Partinë Socialiste, si partinë më të madhe politike pushtet.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Camet-gjate-eksodit.-Foto-kryesore-1

Nisma e parë

Për herë të parë, PDIU do të depozitojë në Kuvend një kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, për hetimin dhe zbardhjen e genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, në qershor të vitin 1994, ku u shfarosën 20 për qind e popullsisë, ndërsa zonat u spastruan etnikisht nga shqiptarët e Çamërinë. Lajmi është konfirmuar për shqiptarja.com nga deputeti i PDIU, Tahir Muhedini. Ky i fundit pohoi se, një grup juristësh të PDIU, po hartojnë objektin e komisionit hetimor, ndërsa kërkesa do të depozitohet në Kuvend në ditët në vijim. “Aktualisht, ne si parti po hartojmë kërkesën dhe objektin e komisionit.

Më pas, çështjen do ta shtrojmë në Kuvend. Kemi besim së kërkesa do të mbështetet si nga PD ashtu edhe nga PS, meqenëse Çështja Kombëtare, është prioritare për të gjitha forcat politike. Nisma do të merret tani. Pra, këto ditë”, tha Muhedini. Objekti i komisionit pritet të jetë zbardhja e ngjarjeve të qershorit 1944, rrethanave që prodhuan gjenocidin, pasojat e masakrës, sjelljet e mëvonshme shtetërore të dy vendeve e të tjera. Me sa duket, partia që mbron Çështjen Çame ka hequr dorë nga kërkesa e vazhdueshme për të marrë një ministri, duke u fokusuar në avancimin e mëtejshëm të kauzës.

Kryetari i PDIU, Shpetim Idrizi, duke folur gjate Keshillit Kombetar te Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, ku deklaroi se forca politike qe ai perfaqeson do te kerkoje ngritjen e nje komisioni te posacem parlamentar per te zbardhur ngjarjen e qershorit 1944 ne krahinen e Camerise, si dhe regjistrimin e te zhdukurve e te vrareve gjate gjenocidit grek./r/n/r/nLeader of PDIU, Shpetim Idrizi, speaks during the National Council of the Party for Justice, Integration and Unity.

Nisma e dytë

Përpos kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor për Çështjen Çame, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka paralajmëruar edhe një nismë tjetër, e cila gjithashtu pritet të nervozojë Athinën. “Është regjistrimi i të zhdukurve, të vrarëve dhe atyre që humbën jetën gjatë gjenocidit grek mbi popullsinë çame. Organizata botërore për të zhdukurit do ketë gjithë të dhënat e të afërmve tanë, e të afërmve tuaj që humbën jetën dhe bashkë me të dhe varret. Ky është detyrimi ynë moral dhe këtë nuk e shesim e nuk e blejmë për asnjë qëllim apo vota”, ka deklaruar Idrizi.

Acarimi i Athinës

Ngritja e komisionit hetimor për hetimin e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë në qershor të vitin 1994, mund të provokojë acarimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Athinën, e cila vijon të refuzojë të njohë ekzistencën e Çështjes Çame. Përfshira e Çështjes Çame në agjendën e Parlamentit Shqiptar, pas deklaratës së Johannes Hahn, raportet mes dy vendeve mund të marrin një rrjedhë të paparashikueshme. Vetëm disa ditë më parë, diplomacia greke paralajmëroi Shqipërinë që të tregohet më e kujdesshme lidhur me Çështjen Çame, pasi sipas ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, Greqia është shumë herë më e fortë se Shqipëria, duke përmendur këtu dhe sistemet e mbrojtjes apo ato të sigurisë.

Partitë në provë

Për shkak të një sikleti dhe kompleksi që i karakterizon ligjvënësit shqiptarë, aktualisht, mësohet se aleatja e tretë më e madhe e PS, po negocion me deputetë të caktuar, për të përgatitur terrenin për konstituimin e komisionit hetimor. Ka një kureshtje për qëndrimin e Partisë Demokratike ndaj kërkesës për komisionin hetimor, akti i vetëm i së cilës, në funksion të zgjidhjes së Çështjes Çame, është miratimi i një rezolute para zgjedhjeve të 2013, rezolutë e cila ishte miratuar një herë nga Parlamenti, ku kryetar ishte Servet Pëllumbi. Ndërkaq, kërkesa do të vërë në pozitë të vështirë edhe socialistët, megjithëse Qeveria “Rama” e ka përfshirë Çështjen Çame në procesin e dialogut me Greqinë.

Kërkesa

PDIU do të depozitojë në Kuvend një kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, për hetimin dhe zbardhjen e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë në qershor të vitin 1994.

Athina

Ngritja e komisionit hetimor për hetimin e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë në qershor të vitin 1994, mund të provokojë acarimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Athinën, e cila vijon të refuzojë të njohë ekzistencën e Çështjes Çame.

/shqiptarja.com/

Etiketa: AthinaÇeshtja çameJohannes Hahnkomisioni hetimornismatShpetim IdriziShqiptarja.comTahir Muhedinitë zhdukurit

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para

Paramithia/ Panorama e dikurshme e krahinës së Çamërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com