Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6) do të krijojnë një strukturë të përbashkët për lehtësimin e procesit të zgjerimit në familjen europiane. Shqipëria, Bosnjë–Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia kanë marrë tashmë angazhimin për të krijuar një grupim që do të njihet si “Advocacy Group” dhe që do të ketë si qëllim kryesor ndryshimin e imazhit negativ, si dhe të lehtësojë aksesin e gjithë rajonit në Bashkimin Europian.
“Kapacitetet administrative të kufizuara të Ballkanit Perëndimor për çështjet e BE-së dhe kanalet zyrtare të avokimit kërkojnë përfshirjen e aktorëve të ndryshëm si:
akademikë, komunitetin e biznesit, media, etj.. Kjo do ta bënte më të shpejtë integrimin në BE. Angazhimi i këtyre aktorëve do të shërbente si një burim me vlerë për procesin dhe për rritjen e qasjes në insitucionet europiane”.
Strategjia parashikon edhe ‘sjellje’ konkrete që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë ndaj shteteve për çështje të ndryshme, si emigracioni, historia, ushqimi, tregtia, etj.
Në dokument thuhet se :
“Për Gjermaninë, Italinë dhe Austrinë, vendet e Ballkanit kanë dhanë prova se janë partnerë të qëndrueshëm dhe bashkëpunues. Kërkohet më shumë angazhim për të tjekaluar pengesat e mundshme dhe rritjen e investimeve.
Për Greqinë, Rumaninë, Bullgarinë. Slloveninë dhe Kroacinë, kërkohet që të negociohet për aspekte të ndryshme si ekonomia, kultura në mënyrë të veçantë dhe të ndarë nga procesi i integrimit.
Për Çekinë, Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë kërkohet më shumë angazhim në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
Për Francën, Benelux dhe vendet nordike, gjashtë vendet e Ballkanit duhet të bëjnë përpjekje për të rritur investimet dhe bashkëpunimin kulturor.
/monitor/