Partia Demokratike ka denoncuar Kryeministrin Rama dhe ministrin e Shendetësisë, Beqja për check up-in duke thënë se nga kjo aferë më e madhja korruptive në këto 3 vjet, jo vetëm që nuk hoqën dorë, por kanë vendosur ta thellojnë skandalin.
Në një dalje për mediat, deputetja e PD, Albana Vokshi tha se qeveria ka rritur fashën e grupmoshës për check up nga 40-65 vjeç që ishte, tani e ka bërë në 35-70 vjeç. Sipas PD kjo është bërë pa asnjë studim dhe pa të dhënat klinike, shkencore, epidemiologjike.
Sipas deputetes Vokshi, Rama flet për rritje pagash, por në fakt ka hapur thesin për donatorët dhe miqtë e tij. Me 12 tetor, Rama ka vendosur t’i japë Vilma Nushit edhe 5 milionë euro më shumë në vit.