Lëvizja Bashkë numëron aferat e Veliajt: Kur do i hetojë SPAK? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lëvizja Bashkë numëron aferat e Veliajt: Kur do i hetojë SPAK?

19:09 | 09/12/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Dje nisi ekzekutimi i 15 urdhër-arresteve të firmosura nga një prej Prokurorëve të SPAK lidhur me atë që njihet si afera e inceneratorit të Tiranës. Mes emrave që SPAK kishte vendosur në listën e arrestimeve ishin edhe dy drejtorë të Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj.

Por përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori, shprehet se deri më tani SPAK nuk ka përfshirë në hetime Erion Veliaj, kryebashkiakun që ka nënshkruar shkresën për inceneratorin.

Në reagim thuhet se po ndiqet e njëjta skemë si në rastin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndërsa SPAK po vë në dyshim besueshmërinë dhe pritshmëritë e opinionit publik.

Read more

Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m –

Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentet –

Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh –

Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh –

“Dje SPAK-u ka lëshuar 15 urdhër-arreste në lidhje me skandalin e inceneratorit të Tiranës, një çështje që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik për shkak të mungesës së hetimit ndaj drejtuesve të lartë të Bashkisë së Tiranës, veçanërisht Erion Veliajt. Ky i fundit ka nënshkruar shkresën për inceneratorin, por ende nuk është përfshirë në hetimet e SPAK. Kjo ngjall dyshime në publik për një hetim të paplotë, duke lënë të kuptohet se mund të ketë një përpjekje për të mbrojtur figurat e larta politike. Në të njëjtën mënyrë prokuroria ka vepruar edhe me ish-ministrin Ilir Beqja.

Erion Veliaj është i përfshirë edhe në çështje të tjera të kontestuara, siç janë përgjimet e Ndragheta-s që tregojnë pastrimin e parave nëpërmjet projekteve të ndërtimit të kullave në Tiranë. Këto akuza janë shumë serioze dhe kërkojnë një hetim të thellë dhe të paanshëm.

Përveç kësaj, Veliaj është i akuzuar edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak, një vendim që shkaktoi protesta të mëdha dhe kritika të ashpra nga komuniteti artistik dhe qytetarët. Kjo veprimtari ka ngritur pyetje mbi transparencën dhe proceset vendimmarrëse në Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu, rasti tragjik i vdekjes së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës, ku Veliaj akuzohet si përgjegjësi kryesor, është një tjetër shembull i mungesës së përgjegjësisë dhe paprekshmërisë së të fuqishmëve”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Bashkë.

Sipas reagimit, këto e të tjera çështje të pahetuara lënë hapësirë për dyshime mbi efektivitetin dhe paanshmërinë e sistemit të ri të drejtësisë.

“Publiku kërkon transparencë dhe drejtësi. Besueshmëria e institucioneve të drejtësisë do të varet nga guximi dhe paanësia për t’iu shkuar skandaleve korruptive deri në fund.

Pavarësisht ardhmërisë së hetimeve, skandalet e mësipërme do të kërkonin së paku dorëheqjen e një zyrtari të përgjegjshëm. Po Erion Veliaj nuk ka lidhje me përgjegjshmërinë dhe as etikën qytetare. Në mungesë të institucioneve të drejtësisë, nga karrikja e korrupsionit mund ta shkulin vetëm qytetarët e Tiranës”, thuhet në reagim.

The post Lëvizja Bashkë numëron aferat e Veliajt: Kur do i hetojë SPAK? appeared first on 27.

Të Lidhura

Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m –

Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m –

nga 27
22:04 | 22/05/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=qwiQNu3dfAg Lush Osmani, pronari i kompanisë “Shpresa-AL” shpk, është një koncesionar dhe oligark që e mban dorën në xhepin e...

Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentet –

Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentet –

nga 27
21:38 | 22/05/2026
0

Aktivistja e Partisë Demokratike, Evi Kokalari (e përjashtuar nga gara për kreun e PD-së), ka publikuar sëfundi rreth 20 faqe...

Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh –

Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh –

nga 27
20:54 | 22/05/2026
0

Kompania zviceriane MABCO Constructions SA ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama, ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Avokaturës së...

Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh –

Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh –

nga 27
20:50 | 22/05/2026
0

Kompania zviceriane MABCO Constructions SA ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama, ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Avokaturës së...

Para
E pa në “Air Albania” me një grua, a është kjo arsyeja e ndarjes së Ilarit nga Toti? Rrëfimi… –

E pa në "Air Albania" me një grua, a është kjo arsyeja e ndarjes së Ilarit nga Toti? Rrëfimi... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m –

Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m –

22:04 | 22/05/2026
Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentet –

Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentet –

21:38 | 22/05/2026
Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh –

Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh –

20:54 | 22/05/2026
Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh –

Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh –

20:50 | 22/05/2026
Largimi është goditje e rëndë për studentët –

Largimi është goditje e rëndë për studentët –

20:38 | 22/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m –
  • Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentet –
  • Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh –
  • Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh –
  • Largimi është goditje e rëndë për studentët –
  • “Do të rikthehem”, deklarata e Sylvinho në takimin e FSHF prek tifozët shqiptarë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m –
  • Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com