Laert Haxhiu, i cili është në pritje të ekstradimit nga Greqia drejt Shqipërisë, pretendon se Aldo Bare ka një plan për ta vrarë.
Madje sipas tij, Aldo Bare ofron 1 mln euro për ta hequr qafe. Paralajmërimi është bërë nga mediat greke, që i referohen deklaratave të Haxhiut në organet e drejtësisë, ku pretendon edhe për shumën që Aldo Bare ka ofruar për ta ekzekutuar.
Pas këtij deklarimi, Laert Haxhia është transferuar nga burgu i Janinës në Koridhalo.
“‘Aldo Bare paguan të më vrasë për hakmarrje për vrasjen e 2-fishtë në Lushnjë në 2017’- ka deklaruar Laert Haxhiu. Ai ka njoftuar zyrtarisht organet e drejtësisë greke se Aldo Bare po paguan gjithçka për ta vrarë, ndërsa nuk ngurron të përmendë se mes tyre ka një hakmarrje që pikon plumba, gjak dhe urrejtje të pashuar.”, shkruhet në një artikull të medias greke nga gazetari Vassilis Chitos.
Në të njëjtin artikull thuhet se Haxhiu thotë se arsyeja që Aldo Bare kërkon ta heqë qafe lidhet me masakrën e Lushnjës.
Haxhiu akuzohet për “masakrën e Lushnjës” e ndodhur në shtator të 2017 ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Sipas SPAK në shënjestër të atentatit ishte Xhulio Shkurti nipi i Aldo Bares.
Pikërisht për këtë arsye, media greke shkruan se Haxhiu pretendon se Aldo Bare kërkon të marrë hak dhe ofron 1 mln euro për vrasjen e tij. Shkurti i shpëtoi bresherise së plumbave pasi u ngrit nga tavolina ku ishin dy miqtë e tij qe humben jetën.
Laert Haxhiu është arrestuar në Gerqi dhe është në pritje te vendimit te gjykatës se Apelit Grek nëse do të ekstradohet në vendin tonë.
Disa javë më parë Prokuroria e Elbasanit dorëzoi në SPAK dosjen e Laert Haxhiut me akuzën se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kryer 16 vepra penale në formën e grupit kriminal. Pjesë e dosjes, janë tri dëshmitë e të penduarit Marjus Tafani që fundosi kreun e bandës duke zbukluar se ai ka tentuar të vrasë edhe dy prokuroret që po e hetonin.