A na duhet një tjetër parti e qendrës së majtë? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A na duhet një tjetër parti e qendrës së majtë?

12:30 | 14/10/2016
në Opinion
0

Nga Anjeza Xhaferaj

Lajmi i krijimit të një partie të re prej Ben Blushit kish kohë që pritej. Shpeshherë në kundërshti me kryetarin e partisë për një sërë çështjesh politike dhe procedurash brendapartiake, më në fund Ben Blushi vendosi të ndahet nga partia mëmë dhe të krijojë një parti të re, duke u bërë kështu partia e tretë, pas PS e Vërtetë ‘91 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Rëndom, ajo çka me shumë kërshëri media pret është pozicionimi i partisë në spektrin e majtë-e djathtë, a thua se përvoja jonë 25-vjeçare me partitë politike ka provuar se partitë e dinë se në ç’pikë të spektrit janë pozicionuar dhe për pasojë i kanë të qarta qëndrimet e tyre në lidhje me çështjet e ndryshme të debatit publik. Gjithsesi, meqenëse largimi nga partia kërkon një lloj pozicionimi, edhe partia e re u vetëpozicionua në qendrën e majtë, edhe pse ne nuk dimë ende se cila pjesë e elektoratit identifikohet me këtë pozicionim.

Po pse në qendër dhe jo në të majtë? Logjika e kërkon, të largohesh nga partia se nuk është më besnike e bindjeve që njëherë e një kohë shërbyen si baza për themelimin e saj. Të paktën këtë rrugëtim kanë ndjekur partitë simotra në vendet e tjera. Vjetrimi i partisë mëmë kërkon një rigjallërim të bindjeve, besimeve dhe vlerave dhe zakonisht të rinjtë, revolucionarë për nga natyra, kundërshtojnë zvetënimin e partisë dhe pozicionohen në të majtë të partisë së majtë apo në të djathtë të partisë së djathtë, për të treguar se nuk janë njerëz të kompromisit. Të rinjtë kundërshtojnë kompromisin dhe për pasojë qendrën, e cila nuk është gjë tjetër veçse pika ku të moderuarit e doktrinave të kundërta takohen me njëri-tjetrin: të moderuarit e së Djathtës me të moderuarit e së Majtës.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Të pozicionuarit në qendër është i leverdishëm, sepse teknikisht të jep mundësinë për të bërë kompromisin me kundërshtarin e moderuar të krahut tjetër duke bërë kështu sintezën e aspiratave kontradiktore. Në këtë kuadër, edhe Meta, i harroi të gjitha dasitë që kish me të djathtën, dhe ashtu i pozicionuar në qendër ia doli të sintetizonte aspiratat kontradiktore të së majtës me të djathtën duke bërë koalicion pikërisht me atë me të cilin kish qenë kaq kohë në opozitë të plotë. Po ku do të qëndrojë Blushi në këtë pozicionim partish? A do të jetë më qendër se LSI apo më radikal se ajo? Në “Letër një Socialisti” në prill të 2015-s, Blushi shqetësohej për të varfrit që po shkonin në emigracion, për rritjen e papunësisë, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, për rritjen e çmimit të naftës apo për zvogëlimin e numrit të atyre që marrin asistencë. Pra, shqetësimi i tij ishte se e PS nuk ishte aq e majtë sa ç’duhej. Logjikisht partia e tij e re do të duhej të pozicionohej më majtas dhe jo në qendër.

Megjithatë kundërshtitë e tij me PS më së shumti kanë qenë të natyrës procedurale: si p.sh. zgjedhja e kryetarit të partisë, procedurat e vendosjes së kandidatëve për zgjedhjet vendore, demokracia e brendshme e partisë apo mosbesnikëria e partisë ndaj vetvetes në rastin e ligjit mbi importin e mbetjeve. Në fakt, në mesazhin e largimit Blushi thotë se po largohet nga kazani i plehrave, po largimi nga kazani nuk është një kauzë e mjaftë. Nuk tregon asgjë për platformën dhe për programin dhe përveçse pretendon pastërti më të madhe se të tjerët që lë pas në kazan, nuk thotë asgjë mbi programin politik.

Për t’ju kthyer sërish pyetjes së ngritur në fillim: A na duhet edhe një tjetër parti e qendrës së majtë? Besoj se jo. Çdo pozicionim në qendër e ka të shkruar në ballë kompromisin dhe kompromiset në Shqipëri nuk është se kanë prodhuar ndonjë të mirë për shqiptarët. Përkundër asaj që thuhet nga ndërkombëtarët, dhe përsëritet me zell nga media, për nevojën për kompromis mes palëve politike, kompromisi nuk ka munguar asnjëherë, madje ka shenjuar marrëdhëniet mes dy krahëve politikë. Çdo parti e qendrës së majtë në këtë rast nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të “huazonte” elektorat nga elektorati i majtë duke i dhënë fuqi kërcënuese partisë për të bërë transaksione majtas dhe djathtas në funksion të koalicioneve të mundshme. Problemi qëndron se ashtu si gjithmonë me partitë e reja në Shqipëri, krijohet partia para segmentit të shoqërisë që përfaqëson, krijohet partia që kërkon të përfaqësojë të gjithë shqiptarët, andaj edhe pozicionohet në qendër dhe pikërisht kjo e bën problematike, sepse një parti e qendrës është teorike, hipotetike, por politika kërkon aksion, veprim, program konkret, të cilin një parti “kap gjithkënd” nuk mund ta realizojë pa mosrënë në konflikt me interesat e ndryshme të shoqërisë.

Përfundimisht, nuk na duhet një parti e re e qendrës së majtë, por një e majtë e vërtetë.

/mapo.al/

Etiketa: Anjeza XhaferajBen BlushiemigracionhipotetikekazankompromisiLetër një Socialistipapunesiateorikezgjedhjet vendore

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Shqiptari fiton 168 milionë euro në një llotari në Bruksel

Shqiptari fiton 168 milionë euro në një llotari në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com