Presidenti Bujar Nishani ka vendosur të kthejë për rishqyrtim sot në Kuvend ligjin për mbetjet. Lajmi është bërë i ditur nga News24.
Para dhe pas miratimit të këtij ligji më 22 shtator në Kuvend, me 63 vota pro dhe 27 kundër, ka pasur protesta nga shoqëria civile dhe qytetarë.
Për këtë këtë ligj Presidenti Nishani para dy ditësh zhvilloi një takimi me përfaqësues të Shoqatës së Ricikluesve, të cilët paraqitën historikun e industrisë dhe informacione të hollësishme rreth lëndëve të para që përdorin në fabrikat e tyre të riciklimit si dhe ndikimit të Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.
Ndërsa, Presidenti Nishani vuri në dukje se ka shumë nevojë, që për çështje të tilla të ndjeshme që përfshijnë shumë dimensione si ato të biznesit, ekonomik, strukturor, mjedisor, etj., zëri i aktorëve të ndryshëm të përfshirë të jetë më i fuqishëm.