Kryeministri Edi Rama u ka dhënë një mesazh maturantëve shqiptarë, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook. Rama shkruan se konkurrenca dhe merita janë më në fund dhe në transparencë të plotë përpara syve tuaj.
Duke iu drejtuar të rinjve, ai ka theksuar se, “deri dje të gjitha këto zhvillime ndodhnin larg syve dhe kontrollit tuaj, në errësirë të plotë, në dëm të konkurencës e të meritës”.