Policia ka goditur një rast kontrabande të ilaçeve nga Shqipëria në drejtim të Norvegjisë.
Sipas policisë, shtetasi Arsim Gashi dhe bashkëshortja e tij, me nënshtetësi norvegjeze dhe me origjinë nga Shqipëria, janë paraqitur mbrëmjen e shkuar në pikën e kalimit kufitar në port me destinacion përfundimtar Norvegjinë.
Pas kontrollit në automjetin e bashkëshortëve Gashi është gjetur një sasi e e konsiderueshme ilaçesh të llojit Apaurin Diazepam në total 3 030 tableta, 45.450 kokrra.
Policia arrestoi shtetasin Arsim Gashi, 43-vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij po ndiqet në gjendje të lirë.