Prefekti i Qarkut të Kukësit Liman Morina, është shprehur kundër tarifës për Rrugën e Kombit.
Sipas tij banorët e varfër të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, duhet të paguajnë për çdo kalimin në këtë rrugë.
Morina i bën thirrje kryeministrit Rama që për tarifën e rrugës së Kombit ti shikojë me përparësi banorët e qarkut më të varfër në vend.
Qëndrimi publik i prefektit Morina vjen në një kohë kur në Kukës, po bëhen përgatitje për protesta kundër taksës në rrugën e Kombit.