Më 13 qershor 1920, u vra në Paris Esat Pashë Toptani. Ish-kryeministri i mërguar Toptani, në vitet 1918-1920 po përpiqej të ndërhynte pranë Konferencës së Paqes për t’u njohur si përfaqësues i Shqipërisë, përkundër vullnetit të forcave politike në Shqipëri.
Siç deklaroi atentatori në gjyqin kundër tij në Paris, Avni Rustemi, vrasjen e kreu për motive kombëtare, pasi e konsideronte Toptanin, tradhtar të Shqipërisë.
Rustemi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Francës dhe u kthye në Shqipëri pas 6 muajsh në paraburgim.
Ai vetë vdiq në një atentat në vitin 1924 në Tiranë, pranë vendit ku sot ndodhet sheshi që mban emrin e tij.
Në dokument, një shkrim i Jacques Bart i gushtit 1921, ku Esad Pasha përshkruhet si “një i vdekur i harruar”, që nuk gëzonte ende një banesë të fundit.