Autori i arrestuar, Miklovan Parubi nuk ka shfaqur shenja pendese për krimin e rëndë që ka kryer, mbrëmjen e djeshme në Shkodër
Kur është marrë në pyetje nga policia, mësohet se ai ka thënë: “Po, unë kam qëlluar. Pas sherrit, kam hyrë në lokal me automatik, kërkova t’i veçoja ato që kam dashur të qëlloj, por ata nuk u ndanë dhe qëllova mbi të gjithë. Më vjen keq vetëm për tre të plagosurit se me ata nuk kam pasur punë. Ma bënë për borxh, ka kohë që ma kishin bërë për borxh dhe mbrëmë nuk durova më”.
Kjo ka qënë deklarata befasuese dhe e ftohtë që ka bërë para forcave të policisë i arrestuari. Duke njohur çrregullimet e tij emocionale, policia ka krijuar bindjen se i arrestuari i ka kryer të gjitha veprimet ashtu siç i deklaron.