Papa Françesku vzitoi sot banorët e Amatrice-s , zonës qendrore të Italisë që u godit nga tërmeti vdekjeprurës, i cili i kushtoi jetën të paktën 300 personave.
Ati i shenjtë ishte në një shkollë të improvizuar ku u prit nga dhjetëra fëmijë, ndërsa më pas iu drejtua tendave ku janë strehuar shumica e banorëve të Amatrice-s.
Papa Françesku pritet të vizitojë edhe të ashtuquajturën “zona e kuqe” , e cila konsiderohet si zona më e rrezikshme në qendër të Amatrice-s ndaj është edhe e rrethuar dhe e mbyllur për njerëzit.