Policia turke ka arrestuar vëllain e klerikut mysliman, Fethullah Gulen për akuzën si pjesëtar i lëvizjes “Hizmet”, organizatori i tentativës së dështuar për grusht shteti në korrik.
Presidenti i vendit Rrexhep Taip Erdogan është shprehur i vendosur se nuk do të ndalet derisa të shkatërrohet kjo lëvizje dhe është vënë në një përpjekje të vendosur për ekstradimin e ish-aleatit të tij më të ngushtë, tashmë armik i betuar i qeverisjes së tij.
Për këtë përpjekje pritet vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat shprehen se po presin provat për këtë akuzë të cilën ata e kanë marrë në shqyrtim.
Agjencia e lajmeve “Anadolu” konfirmon se Kutbettin Gulen është ndaluar nga policia, pas një informacioni të marrë se ai gjendej në shtëpinë e një të afërmi në rajonin e Gaziemirit, në perëndim të provincës së Izmirit.