Sjellja e Serbisë kërcënon paqen në rajon – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sjellja e Serbisë kërcënon paqen në rajon –

17:55 | 27/04/2023
në Uncategorized
0

Ministrja e Punëve të Jashtme si dhe për Diasporë e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, në mbledhjen e KS të OKB-së, ka folur për situatën në Kosovës, si dhe për gjendjen në rajon.

Që në fillim, ministrja Gërvalla shprehu vërejtjen në mbledhje për, siç tha ajo, moslejimin e komunikimit në gjuhën shqipe, njësoj si ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Më tej ministrja Gërvalla tha se sjellja agresiv e Serbisë kërcënon paqen në rajon, aleanca Rusi- Serbi, si dhe arritjet e shtetit tonë, si dhe pozicioni ynë në Evropë e botë paraqet  faktorë të rëndësishëm.

Ajo pati vërejtjet ndaj raportit ë UNMIK-ut për Kosovën.

“Ndërsa sa i përket raportit të UNMMIK-ut, mund të themi në mënyrë të përgjithësuar se nga 100 pika, gati 90 prej tyre paraqesin gabime të ndryshme, të vogla, të mesme të mëdha, por edhe ka gjëra që mungojnë në raport, boshllëqet të vëna nga UNMIK-u janë gjëra të njohura. Ne jemi duke punuar me përkushtim për paqe e stabilitet, ndonëse UNMIK-u nuk po i kontribuon paqes e stabiliteti në rajon” u shpreh ministrja Gërvalla.

Ajo më tej shtoi se në raportin e UNMIMK-ut “Procesi i Berlinit” përmendet vetëm si fusnotë. As samitit i mbajtur në Berlin, në nëntor të vitit 2022; as samitit i parë i Ballkanit, i mbajtur në Tiranë, nuk përmendet në raport, edhe pse Procesi i Berlinit është procesi më i rëndësishëm që paraqet një përpjekje evropiane për Ballkanin.

Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën

Gjatë prezantimit të raportit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziade, bëri thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke shprehur përkrahje për kornizën e re të dialogut.

Ziade tha se gjatë vitit të fundit janë evidentuar sfida të ndryshme, “por edhe tentime për t’i afruar drejt normalizimit marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Liderët duhet të marrin hapa të përgjegjshëm për t’i zvogëluar gjasat për ngecje në cështjet që kanë degraduar besimin publik gjatë muajve të fundit”, tha ajo, duke përmendur si shembuj tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri dhe bojkotimit e zgjedhjeve të së dielës, 23 prill, nga serbët.

Ajo tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbi jo vetëm që i kishin larguar dy palët nga tentimet për normalizim të marrëdhëniet përmes dialogut, por edhe i kishin vënë “afër skajit për konfrontim fizik”.

Duke folur për zgjedhjet në veri, Ziade theksoi se ato ishin paqësore, por “në të njëjtën kohë, pyetja e përfaqësimit duhet të adresohet si pjesë e procesit politik më të gjerë”.

Tutje, Ziade shtoi se gjatë punës së saj, “sentimentet më të shpeshta me të cilat përballem janë frustrimi dhe shqetësimi për të ardhmen e pasigurt. Por, po aq e shoh edhe shpirtin dhe vullnetin për të punuar për ta krijuar një realitet më të mirë”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton raportin e ri gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK).

Në seancën që po mbahet në Nju Jork dhe kryesohet nga Rusia, Kosova dhe Serbia përfaqësohen nga ministrat përkatës të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwartz dhe Ivica Daçiq.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se raporti i prezantuar ka gabime dhe sa disa ngjarje të rëndësishme mungojnë, teksa shtoi se “këto mangësi nuk janë të reja”.

“UNMIK është bërë faktor destabilizues dhe nuk i shërben stabilitetit dhe paqes në rajon. Me këtë raport, e ka dokumentuar edhe se sa jo i domosdoshëm është bërë”, tha Gërvalla.

Tutje, ajo tha se Serbia po tenton ta bllokojë integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian dhe tha se e rëndësishme të ndërmerren masa ndaj veprimeve të tilla është.

“Gjithnjë e më shumë zëra në Evropë – nga Kosova e në Holandë dhe Gjermani – po bëjnë thirrje për sanksione ndaj Serbisë. Sepse nuk negociohet me mashtrues, por i përball ata me pasojat”, shtoi ajo.

Gërvalla gjithashtu tha se presidenti i Këshillit të Sigurimit për muajin prill, ambasadori rus Vassily Nebenzia, ia mohoi asaj të drejtën për ta mbajtur fjalimin e saj në shqip.

Ndërsa, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, bëri thirrje që marrëveshjet e nënshkruara më parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të implementohen.

“Është e nevojshme të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe sa më shpejt që të jetë e mundur sepse ky është mekanizmi i vetëm i mundshëm për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurinë e komunitetit serb në Kosovë”, tha Daçiq.

“Prishtina po e shmang qëllimshëm përmbushjen e këtij obligimi”.

Ai gjithashtu kërkoi implementimin e plotë të rezolutës 1244 të OKB-së.

“Ju duhet ta anuloni, ose ta respektoni. Nëse ju nuk e respektoni [Rezolutën 1244], atëherë vihet në pyetje se pse ekziston OKB-ja”, tha Daçiq.

Rezoluta 1244, e miratuar në vitin 1999, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake. Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova.

Në raportin për periudhën nga 16 shtatori 2022 deri më 18 mars 2023, Guterres përshëndeti Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksin e zbatimit të saj, për të cilin liderët e të dyja palëve së fundi arritën marrëveshje.

Potenciali i një kornize të re dialogu

Guterres, në raport, vlerësoi se korniza e re e dialogut ka potencial për të çuar para procesin drejt arritjes së zgjidhjeve afatgjata.

Ai tha se angazhimi konstruktiv në zbatimin gjithëpërfshirës të Marrëveshjes do të jetë i nevojshëm për të ruajtur stabilitetin dhe për të parandaluar ripërtëritjen e tensioneve dhe konflikteve.

“Palët janë zotuar plotësisht t’i respektojnë të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe t’i përmbushin të gjitha detyrimet në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Kjo është edhe më e rëndësishme, sepse ngjarjet gjatë periudhës që u vëzhguan, sollën tensione në një nivel krize, duke rezultuar me ngecjen më serioze që nga fillimi i procesit të dialogut [ndërmjet Kosovës dhe Serbisë] në vitin 2011”, shkroi Guterres.

Ai shtoi se “retorika e intensifikuar dhe nxitëse nga të gjitha anët, vendosja e postblloqeve, incidentet e shumta të sigurisë dhe protestat në veri të Kosovës e kanë rritur rrezikun për dhunë”.

“Incidentet e natyrës etnike, përdorimi i armëve të zjarrit dhe lëndimet – si në mesin e civilëve, ashtu edhe në mesin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës – si dhe shënjestrimi i dukshëm i gazetarëve dhe aktorëve ndërkombëtarë të sigurisë, përbënin shqetësim të veçantë. Të gjitha palët duhet të tregohen të përmbajtura dhe të sigurojnë që të gjitha mosmarrëveshjet të zgjidhen në mënyrë paqësore nëpërmjet dialogut, jo përshkallëzimit[të dhunës]”, shkroi Guterres.

Çelësi i kthimit në institucione

Në raport, ku nuk janë përfshirë zgjedhjet lokale që u mbajtën javën e kaluar në katër komuna në veri të Kosovës, Guterres deklaroi se përparimi i mëtutjeshëm në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është “kyç për krijimin e kushteve për kthimin e përfaqësuesve serbë të Kosovës në institucionet e Kosovës në veri”.

Që nga miratimi i Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 10 qershor 1999, ky organ ka diskutuar për Kosovën katër herë në vit deri në vitin 2018.

Në vitin 2019 janë mbajtur tri seanca të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ndërsa nga viti 2020 mbahen nga dy seanca në vit./REL/

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
E maskuar si kloun, vret rivalen dhe i merr burrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lekë Ylber Shamollit, biznesmenit nën hetim në Kosovë –

21:42 | 29/04/2026
Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër –

20:18 | 29/04/2026
Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë –

20:06 | 29/04/2026
Aksident i rëndë në Tepelenë, 8 të plagosur nga përplasja e dy automjetev –

19:56 | 29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Kalamata/ Hetimet marrin kthesë pas dëshmisë së vëllait të viktimës –

19:50 | 29/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lekë Ylber Shamollit, biznesmenit nën hetim në Kosovë –
  • Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër –
  • Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë –
  • Aksident i rëndë në Tepelenë, 8 të plagosur nga përplasja e dy automjetev –
  • Shqiptari u gjet i vrarë në Kalamata/ Hetimet marrin kthesë pas dëshmisë së vëllait të viktimës –
  • 900 mijë euro në qese –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lekë Ylber Shamollit, biznesmenit nën hetim në Kosovë –
  • Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com