Shkolla ka afro tre javë që ka filluar dhe nxënës të komunitetit Rom dhe Egjiptian në Elbasan nuk janë pajisur ende me libra, edhe pse duhej që të kishin marrë falas tashmë
Nxënësit të cilët ndjekin shkollën e mesme profesionale ” Ali Myftiu ” në Elbasan bashkë me prindërit e tyre dhe aktivistët e “Lëvizjes Rinore Egjiptiane & Rome” protestuan jashtë ambjenteve të shkollës për problemin e marrjes së teksteve shkollore falas.
Menjëherë pati reagim nga drejtoresha e kësaj shkolle, Refiko Lushnjani e cila pohoi se çështja do të marrë zgjidhje ditën e hënë. Ajo pranoi se shkolla do tu sigurojë tekstet falas për nxënesit e komunitetit Rom dhe Egjiptian duke i blerë nga fondi i saj dhe më pas do rimbursohet nga Ministria.
Pas librave, prindërit dhe nxëmësit Rom do kërkojnë bursën, e cila u takon ta përfitojnë sipas VKM-së.
Në këtë shkollë ndjikin studimet rresh 50 fëmijë të komunitetit Rom.