Një 25-vjeçar është arrestuar pasi i ka ofruar ryshfet në shumën prej 500 lekësh një efektivi të Policisë Rrugore për të shmangur gjobën.
Bujar Yzeiraj, banues në Krujë, është arrestuar në rrugën nacionale Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Krye Bushat.
25-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.