Deklarata për të mos u harruar e të dy liderëve që po përpiqen të rikonfirmojnë këtë vjeshte, qetësinë dhe dashurinë mes tyre
“Meqë e kishe merak takimin tim dje, po të them që nuk ishte as për mbetjet, as për kanabisin dhe për asgjë tjetër. Ishte për të diskutuar sesi do të ndërtojmë fitoren e zgjedhjeve të ardhshme. Kur ta mbarojmë diskutimin do t’ju njoftojmë për dhimbjen tuaj. Në mënyrë që edhe ju të flini mendjen, se jeni bërë kaq qesharakë, sa dukeni si një komshi që thotë: mua s’më merr njeri, por ishalla po ndahen komshinjtë e mi, që të më marrë ndonjëri prej tyre”, kështu u përgjigj dje Rama në Kuvend atyre që po bënin ironi me takimin një nate më parë të dy liderëve të koalcionit qeverisës. Me arrogancën që e karakterizon, Edi Rama i bëri “karshillëk” jo vetëm kundërshtarëve të tij politikë, port ë gjithë shqiptarëve duke u thënë se do të vazhdojë të qeverisë edhe katër vjet të tjera me Ilir Metën. Deri në verën e vitit të ardhshëm mund të ndodhin shumë gjëra, të cilat mund ta rrëzojnë këtë fije dashurie mes Ramës e Metës. Mund të vijë prapë ajo dekika, kur ata të përballen mes tyre me këto deklarata që vijnë përmes videove, kur ata ishin kundërshtarë e kur Rama e quante Metën “llumin e shoqërisë shqiptare”, ndërsa Meta e cilësonte Ramën “fundërrinë të shoqërisë shqiptare”. Ka shumë akuza në këto deklarata, të cilat në të vërtetë nuk janë harruar e nuk do të harrohen se me shumë gjasë do të tejkalohen në mos këtë mandat që po vjen, një tjetër pas tij.
Kjo deklaratë që do shihni më poshtë është e ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta në qeverinë Berisha. Ishte koha, kur një media pranë Edi Ramës publikoi një video, ku Meta shfaqej duke kërkuar ryshfet prej 700 mijë euro. Është data 12 janar 2011, një ditë pasi ishte shfaqur në media videoskandali, të cilit i përgjigjet aleati i asaj kohe i Berishës:
Brenda të njëjtës ditë, Edi Rama deklaroi qëndrimin e PS-së duke përsëritur akuzat për dyshen Meta-Berisha, të cilët i quan “llumi i shoqërisë shqiptare”. Është data 12 janar 2011:
Një tjetër deklaratë e Ramës kundër Ilir Metën për atë që kishte parë në atë videoskandal korrupsioni dhe ku theksonte disa herë rresht se Ilir Meta doli përpara gjithë popullit me zë e figurë si lider i korrupsionit:
Dhe ja ku vjen përgjigja e Metës për Ramën, të cilin e quan “fundërrinë të shoqërisë shqiptare”:
Sot, duket kohë e largët, por nuk ka shumë që ka ngjarë. Janë vetëm 5 vjet dhe ndoshta nuk do të jetë e largët dita, kur situata të përsëritet, por akuzat ndërmjet tyre mund të jenë disafish më të rënda se përgjatë katër viteve në bashkëqeverisje kanë menduar për të ardhmen, jo vetëm atë të bashkëqeverisjes në katër vitet që vijnë, por edhe më tej, atëherë kur do t’iu duhet të përballen si kundërshtarë. Fituesi i asaj beteje do të varet se cila palë ka mundur të sigurojë më shumë videopërgjime gjatë kësaj kohe që po bashkëqeverisin e kur korrupsioni po njeh ditët e tij më të mira në historinë e qeverisjes së shqiptarëve.