Gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane kanë bërë të mundur kapjen e mjeti lundrues me 812 kg marijuanë të ndarë në 30 pako.
Në pranga ranë dy trafikantët e lëndës narkotike, D. A dhe A. B, 36 vjeç dhe 38 vjeç, të dy nga qyteti i Vlorës.
Policia : “Nga ana e shërbimeve të policisë kufitare, në afërsi të vendit të quajtur Kepi i Gjuhëzës, u identifikua një mjet lundrues i paidentifikuar, i cili lëvizte në drejtim lindje-perëndim.
Në ndjekje të tij u vunë shërbimet e Repartit Special “Delta” dhe të Njësisë së Guardia di Financa në Vlorë dhe njëkohësisht operacioni u koordinua me shërbimet e Guardia di Financa të Barit.
Rreth orë 02.10, shërbimet e Guardia di Financa, në afërsi të Leçes, kanë arritur të identifikojë dhe të ndalojë mjetin e lundrimit tip gomone me motor 250 kuaj fuqi.
U sekuestrua një sasi mariuanë prej rreth 812 kg, e ndarë në 30 pako, dhe në pranga u vunë shtetasit D. A. dhe A. B. 36 vjeç dhe 38 vjeç, të dy nga qyteti i Vlorës”.