Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nga aeroporti i Mynihut iu drejtua qytetarëve dhe tha se do ta mbrojmë paqen, por edhe interesat tona kombëtare. Ai është shprehur se ka disa lajme të mira që do t’ua përcjellë qytetarëve të Serbisë e që lidhen edhe me Kosovën. Vuçiç theksoi se do të mbrojë interesat e Serbisë.
“Gjermanët mikpritës, kësaj radhe për shkak të grevës në aeroport, nuk mund ta dërgojnë mjetin menjëherë, ndaj qëndruam edhe pak. Sot kemi një ditë të vështirë dhe rraskapitëse. Kanë kaluar saktësisht 15 vjet që kur shqiptarët shpallën pavarësinë e Kosovës dhe sot do të jetë një ditë e ngarkuar me plot surpriza për ne.
Ne do të bisedojmë me Blinken, Scholz, Macron, Cleverly, Mitsotakis dhe shumë të tjerë dhe besoj se do të luftojmë me sukses për interesat e Serbisë. Ka edhe një lajm të mirë që do t’ua përcjellim qytetarëve të Serbisë, disa sot e disa pas shtatë ditësh për Kosovën. Ne do ta mbrojmë vendin tonë, paqen, por edhe interesat tona jetike kombëtare”.
Konferenca do të bëjë bashkë shumë liderë. Kamala Harris do t’i bashkohet liderëve, e po ashtu kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macro. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu do të shfaqet me lidhje video.
Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken dhe shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell janë midis zyrtarëve të tjerë të lartë të pranishëm. Konferenca vjen pak përpara përvjetorit të një viti të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.