Pas protestës së 7 prillit, Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari dhe te gjithë zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit me në krye të Skënder Hitën.
Kallëzimi është bërë për veprat penale të “Dëmtime të tjera me dashje”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, “Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Kallëzimi i rremë”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25, 28, 90, 110, 186, 237, 248, 250, 251, 261, 269, 281, 305 dhe 305/b të Kodit Penal.
EMRAT E TË KALLËZUARVE
1. Shtetasi Besfort Lamallari, me detyrë Ministër i Punëve të Brendshme.
2. Shtetasi Skënder Hitaj, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,
3. Shtetasi Sokol Bizhga, me detyrë Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
4. Shtetasi Elton Alushi, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
5. Shtetasi Artur Prifti, me detyrë Komandant i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
6. Shtetasi Altin Tabaku, me detyrë Zv.Komandant i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
7. Shtetasi Bajram Baçi, me detyrë Shef Njësie i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
8. Shtetasi Navjol Papuli, me detyrë Shef Njësie i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
9. Shtetasi Dashamir Bendo, me detyrë shefi Forcave të Posaçme Operacionale.
10. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Komisariateve të Policisë Nr. 1, Nr. 4 dhe Nr. 6. Tirane që kanë kryer arrestime të paligjshme.
11. Punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit, të paidentifikuar nga ana jonë.
gijotina.com/










