Shoqata e Përpunimit të Qumështit bëri të ditur sot se, nuk ka një marrëveshje mes kompanive që operojnë në sektorin e përpunimit të qumështit për të rritur çmimet.
Përmes një deklarate për shtyp, përfaqësuesi i kësaj shoqate, Donjaldo Hoxha deklaroi se, vetëm një kompani ka lajmëruar rritje të çmimeve për produktet me qumësht deleje apo dhie.
“Produktet me qumësht lope nuk do të kenë asnjë ndryshim të çmimeve, dhe është vetëm një kompani që ka lajmëruara ndryshimin e çmimeve për produktet me qumësht dele apo dhie. Kjo tregon se nuk ka asnjë dakordësi apo marrëveshje për ndryshimin e çmimeve të produkteve të qumështit. Ky është një treg i lirë dhe asnjë operator nuk ka mundësi të vendosë për çmimet”, u shpreh përfaqësuesi i Shoqatës së Përpunimit të Qumështit.
Ai theksoi se, ka pasur rënie të sasisë së prodhimit të qumështit nga të imëtat, gjatë vitit 2022, kjo e konfirmuar sipas tij, edhe nga të dhënat e Institutit të Statistikave.
“Përfitojmë nga rasti që të ndërgjegjësojmë të gjitha instancat shtetërore dhe aktorët kryesor të fushës për rritjen e sigurisë ushqimore në sektorin e qumështit dhe mbi të gjitha eliminimin e fenomenit të qumështit të rrugës dhe përpunuesve informal të qumështit. Konkretisht bazuar edhe në shifrat e INSTAT në vendin tonë sasia e prodhuar e qumështit është 1,01 milion tonë, ndërsa sasia e grumbulluar është vetëm 115 mijë tonë. Pra, vetëm 11 % e sasisë së qumështit të prodhuar në vend rezulton të kalojë nëpërmjet një procesi kontrolli, përpunimi dhe paketimi të standardizuar në sektorin e përpunimit të qumështit. Pjesa tjetër prej 89 % është totalisht ekonomi informale në sektorin e qumështit. 30 % e kësaj sasie përdoret për konsum vetjak, ndërsa 70 % e kësaj sasie përpunohet në informalitet dhe jashtë çdo lloj standardi nga njësi përpunimi dhe baxho të padeklaruara”, theksoi ai.
Ai vuri në dukje se, në mënyrë që shqiptarët të ushqehen me qumësht dhe nënprodukte të tij të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standardeve të lejuara të ushqimit, është e domosdoshme ndërhyrja e menjëhershme në këtë sektor, për të bërë të mundur formalizimin dhe standardizimin e të gjitha baxhove dhe njësive të përpunimit të qumështit në vendin tonë.