Para arrestimit të Lali Erit, Beharit të BOLV-it i jepen 230 MLN lekë në 2 tendera pa garë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Para arrestimit të Lali Erit, Beharit të BOLV-it i jepen 230 MLN lekë në 2 tendera pa garë

10:49 | 19/03/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Behar Çukaj, pronari i “BOLV” e merr çdo vit tenderin e furnizimit me karburant të Drejtorisë së Objekteve Publike në Bashkinë Tiranë. Kështu e ka caktuar Erion Veliaj dhe asnjë drejtor nuk e ndryshon fituesin e tenderit. Oligarku ka lidhje të forta me kryebashkiakun e arrestuar, pasi kanë një bashkëpunim të gjatë, ku kryevepra është “Tulipan Residence” në Farkë. Këtë e dinë edhe biznesmenët e tjerë, të cilët nuk futen në tenderat e bashkisë, të paravendosur për Behar Çukajn.

Çmimi i naftës ulet, Olsi ngre fondin e tenderave

Edhe Olsi Isufaj, drejtori aktual, jo vetëm që e ka respektuar zakonin, por ka rritur fondin limit për blerjen e gazoilit dhe benzinës. Është fjala për tenderin me objekt “Blerje gazoil”. Për të cilin fondi është përllogaritur të jetë 18 212 533,00 lekë.

Read more

“U pyeta për…” Endri Meksi pas 6 orësh në SPAK tregon ç’ndodhi –

Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi –

Messi emocionon tifozët e Barcelonës me mesazhin e urimit për titullin kampion –

Kanosi me thikë menaxherin e supermarketit për ta vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Korçë –

Nuk e dimë se nga i merr informacionet Olsi Isufaj për ecurinë e tregut të karburanteve në bursë, por të dhënat zyrtare tregojnë një stabilitet në ulje të çmimeve.

Në vitin 2023, kur çmimet e karburanteve ishin pak më të larta, fondi limit për gazoilin e kësaj drejtorie ishte 6 500 000,00 lekë pa TVSH. Edhe në atë kohë e furnizonte Behar Çukaj.

Ndërsa në vitin 2023, fondi për këtë karburant u rrit dhe shkoi në 16 800 000,00 lekë. Sigurisht pjesëmarrës i vetëm në këtë tender ishte BOLV i Behar Çukajt.

 

Ndërsa këtë vit, fondi i caktuar për karburantin gazoil është rritur sërish me afro 20 milionë lekë më tepër.

E ndërsa bashkia e Lali Erit blen dhe merr me qira milionë lekë makina elektrike, Olsi Isufajt nuk i del llogaria po shton paratë për gazoilin. A lidhet kjo rritje me çmimet në bursë?

Në tabelën më poshtë janë çmimet zyrtare të Ministrisë së Financave referuar bursës në janar 2022 kur është bërë tenderi i furnizimit me karburant.

Në vitin 2023, në të njëjtën kohë që është bërë tenderi vjetor, sërish bursa Platts ka pasur çmime të përafërta të gazolit dhe të benzinës me ato të një viti më parë.

Ndërsa për këtë vit, regjistrohen ulje të çmimeve. Vini re tabelën më poshtë të datës 3 janar 2025.

Ndërsa në datën 6 mars ulja e çmimeve të gazoilit dhe benzinës është edhe më e madhe.

Këto rritje që nuk shkojnë as me çmimin e bursës, as me tenderat e Erion Veliajt për të mbushur flotën me makina elektrike, biçikleta dhe për të blerë makina të reja që nuk harxhojnë, shpjegohet me korrupsionin që ka përfshirë këtë bashki.

Dy tenderat me “flamuj të kuq”

Tenderi i gazoilit është zhvilluar më 16 janar 2025 dhe ishte lënë afat deri më 17 shkurt për dorëzimin e dokumenteve. Meqenëse në këtë tender nuk futen të tjerët, Behar Çukaj është paraqitur me dy kompani që i ka në emrin e tij. Ato janë O L S I SH.P.K & B O L V  & O I L SH.A. Oferta është gati njësoj me fondin limit, 17 771 840,00 pa tvsh. Por nëse llogarisim edhe TVSH, ky fond shkon afro 210 milionë lekë.

Më datë 26 shkurt është shpallur fituesi dhe Olsi Isufaj i ka dërguar një letër Behar Çukajt me firmën e tij.

Tenderi është vlerësuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Në të njëjtën ditë drejtor Isufaj e ka qerasur pronarin e BOLV me tenderin tjetër me objekt “Blerje benzinë”. Ky furnizim e ka fondin limit  1 520 460,00 lekë, ndërsa BOLV ka bërë ofertën sa 100% e fondit limit:1 507 950,00 lekë pa TVSH.

Edhe këtë tender, Open Data Albania e ka veçuar si procedurë që shkel ligjin e prokurimit dhe rregullat antikorrupsion dhe e ka shënuar me “Flamur të kuq”.

Tenderi duhej anuluar dhe të bëhej në mënyrë të rregullt që të merreshin oferta të përshtatshme dhe jo të zhvillohej me një pjesëmarrës. Edhe KLSH në një raport vitit 2023 konstaton se kjo drejtori i zhvillon tenderat në kundërshtim me ligjin e prokurimeve. Komisioni i tenderi vendoste kritere të tilla që nuk lejonte pjesëmarrjen e operatorëve të tjerë ekonomik, përveç fituesit.

“Mos zbatim i akteve ligjore e nënligjore të LPP, në aplikimin e kritereve. Sipas dokumenteve të tenderit me furnizim për karburant për ngrohje, kërkohej nga operatori ekonomik që të dispononte depozita me kapacitet më të madh 3000 m3 dhe në Bashkinë Tiranë me kapacitet minimumi 150 m3. Kjo, sipas KLSH është kërkesë e ekzagjeruar dhe jo në raport me volumin e pritshëm furnizimit të kërkuar nga bashkia Tiranë. Konkretisht janë kërkuar rreth 300,000 litra lëndë djegëse gazoil për 12 muaj, ndërkohë që është  vendosur kusht për depozita 3 milionë litërshe!

Pra, janë depozita relativisht të mëdha, për sasi shumë më të mëdha se ato të kërkuara për furnizim nga bashkia, çka potencialisht mund të përbëjë kufizim për OE për paraqitje oferte. Jo vetëm kaq, por oferta fituese ka diference zero lekë me fondin limit prej 358 milionë lekësh. Për këtë tender ka pasur edhe denoncim KPP më 3 gusht 2020 për kriterin e mësipërm.

Kujtojmë, kryetari i kësaj bashkie u arrestua më 10 shkurt 2025 për korrupsion, fshehje pasuri dhe pastrim të parave të krimit. Ndërsa në fund të vitit të kaluar janë marrë të pandehur për korrupsion me tenderat një numër i madh drejtorësh dhe anëtarë të komisioneve të prokurimeve.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Të Lidhura

“U pyeta për…” Endri Meksi pas 6 orësh në SPAK tregon ç’ndodhi –

“U pyeta për…” Endri Meksi pas 6 orësh në SPAK tregon ç’ndodhi –

nga 27
16:54 | 11/05/2026
0

Biznesmeni dhe njëherazi pronari i MCN TV, Endri Meksi ka lënë ambientet e SPAK pas rreth 6 orësh nga mbërritja...

Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë –

Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi –

nga 27
15:32 | 11/05/2026
0

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos theksoi se megjithëse nuk ka një vendim formal për ngrirjen e mjeteve financiare...

Messi emocionon tifozët e Barcelonës me mesazhin e urimit për titullin kampion –

Messi emocionon tifozët e Barcelonës me mesazhin e urimit për titullin kampion –

nga 27
15:10 | 11/05/2026
0

Legjenda e Barcelonës, Lionel Messi, ka reaguar menjëherë pas triumfit të klubit katalanas në La Liga, duke emocionuar tifozët me...

dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje –

Kanosi me thikë menaxherin e supermarketit për ta vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Korçë –

nga 27
14:46 | 11/05/2026
0

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme në një supermarket në lagjen 10 të qytetit. Sipas të dhënave, një 40-vjeçar ka...

Para
Favori 400 MLN lekë i Eriselda Sefës për Robert Zykën, kryetarja fshin ofertat më të ulëta

Favori 400 MLN lekë i Eriselda Sefës për Robert Zykën, kryetarja fshin ofertat më të ulëta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“U pyeta për…” Endri Meksi pas 6 orësh në SPAK tregon ç’ndodhi –

“U pyeta për…” Endri Meksi pas 6 orësh në SPAK tregon ç’ndodhi –

16:54 | 11/05/2026
Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë –

Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi –

15:32 | 11/05/2026
Messi emocionon tifozët e Barcelonës me mesazhin e urimit për titullin kampion –

Messi emocionon tifozët e Barcelonës me mesazhin e urimit për titullin kampion –

15:10 | 11/05/2026
dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje –

Kanosi me thikë menaxherin e supermarketit për ta vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Korçë –

14:46 | 11/05/2026
Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën –

Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën –

14:20 | 11/05/2026

Më Të Lexuarat

  • “U pyeta për…” Endri Meksi pas 6 orësh në SPAK tregon ç’ndodhi –
  • Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi –
  • Messi emocionon tifozët e Barcelonës me mesazhin e urimit për titullin kampion –
  • Kanosi me thikë menaxherin e supermarketit për ta vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Korçë –
  • Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën –
  • U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “U pyeta për…” Endri Meksi pas 6 orësh në SPAK tregon ç’ndodhi –
  • Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com