Në fshatin Kaçinar në Mirditë dy persona janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Është plagosur shtetasi me iniciale N.P, 21 vjeç.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar për ngjarjen, shtetasit Pal Perndreca, banues në Kaçinar dhe po punon për kapjen e tij.
Autoritetet spitalore kanë bërë me dije se: “Në spitalin Rrëshenit është paraqitur i plagosur lehtë me armë zjarri në krah shtetasi N.P 21 vjeç, banues në Kaçinar në Mirditë i cili është jashtë rrezikut për jetën”.
Mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta duke agravuar në përdorimin e armës së zjarrit.