Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së zhvilluar sot , ka miratuar shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e Bashkisë së Dibrës, të cilat u zhvilluan më 11 shtator ku fitues rezultoi kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Muharrem Rama.
Ndërkohë, në mbledhjen KQZ ka bërë shpalljen e shortit për emërimin ekspertëve kontabël të liçensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin 2015.
“KQZ miratoi rezultatin e shortit dhe emëroi ekspertët kontabël të cilët do të auditojnë partitë politike për fondet e përfituara dhe shpenzuara për vitin kalendarik 2015”, thuhet në njoftim e Komisionit Qendror i Zgjedhor.