Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur vakant vendin për kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi më 11 tetor përfundon mandati kryetares aktuale Lefterije Luzi.
Kuvendi gjithashtu ka shpallur kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të kandidojnë për kreun e KQZ, ndërsa afati i dorëzimit të dokumenteve është data 30 shtator. Luzi drejtonte KQZ që prej vitit 2012.
Në lidhje me procesin e prezantimit të kandidaturave dhe për të vijuar më pas me procedurat e parashikuara nga Kodi Zgjedhor për përzgjedhjen e Kryetarit të ri të KQZ-së, Kuvendi i Shqipërisë njofton të gjithë personat e interesuar se:
Kriteret ligjore, që duhet të plotësojnë kandidaturat për anëtar të KQZ-së, janë ato të parashikuara në nenin 12, pika 2 e Kodit Zgjedhor.