Mbrëmjen e djeshme një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës pasi ka plagosur me thikë komshiun e tij i cili po merr ndihmën e mjekëve në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia vuri në pranga shtetasin Gazmend Prapaniku pasi gjatë një konflikti te çastit ka goditur me thikë në trup komshiun e tij, shtetasin N.S. 49 vjeç. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autori ka qëlluar një herë në ajër me armë gjahu në oborrin e banesës së tij dhe më pas ka ofenduar dhe plagosur me thikë shtetasin N.S.
U gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një armë gjahu, 9 fishekë arme gjahu, një thikë, mjet prerës dhe një gëzhonjë arme gjahu.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për hetime të mëtejshme.