Thirrja në pyetje e gazetarit Artan Hoxha nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është bërë për të mësuar se cilët kanë qenë informatorët e interesuar për dekonspirimin e një operacioni të mirëfilltë për arrestimin e trafikantëve të drogës të zonës së Fushë Krujës.
Pas deklaratave të gazetarit në emisionin e Blendi Fevziut gjithçka është hedhur në erë, kurse emrat e treguar nga italiani Guido Guidi nuk mund të vihen më në pranga, por thjesht të vëzhgohen.
Nuk është hera e parë që një operacion i prokurorisë apo i policisë dekonsipirohet nëpërmjet përdorimit të medias prej njerëzve të trafikut.
Kjo metodologji është përdorur edhe më parë në ngjarje të rënda si Gërdeci, 21 Janari apo vrasja e bankierit Artan Santo. Për koinçidencë gazetari Artan Hoxha shpesh informohet, teksa gjendet në një studio televizive.
Vetë gazetari bëri me dije disa javë më parë që një informator i tij është vrarë me plumb në kokë.