Kombëtarja shqiptare humbet 3 pozicione në renditjen e re të FIFA.
Kuqezinjtë janë në vendin e 40 këtë muaj, ndërkohë që fitorja me Maqedoninë ka bërë që të evitohet rënia e mëtejshme.
Shkak për rënie me tre pozicione mendohet të jetë, edhe humbja në tavolinë në miqësoren me Luksemburgun për shkak të kartonit të kuq të Kaçes.
Për sa i përket kreut të renditjes, Argjentina vazhdon të kryesojë e ndjekur nga Belgjika dhe Gjermania, ndërkohë që Kolumbia zbriti në vendin e katërt. Për sa i përket Spanjës dhe Italisë që janë në grupin tonë të kualifikuesve të Rusi 2018, ato gjenden respektivisht në vendin e 11 dhe të 13.