Deputeti Demokrat, Flamur Noka duke folur në seancën plenare, ka thënë se ditën e sotme në Durrës është rrëzuar një avion që transportonte hashash.
Noka tha se kjo është prova që përgënjeshtron kryeministrin Rama.
“Do të flas më vonë gjatë e gjërë dhe për drogën, hashashin, lidhjet dhe trafikun, për të gjitha që kanë të bëjnë me Dibrën dhe ndikimin në rezultat. Javën e kaluar kryeministri tha se nuk ka drogë e hashash. Vazhdimisht po e mohoni. Shkoni pak në Durrës, sapo ra një avion i vogël i ngarkuar me hashash. Sapo, çështje 2 minutash është rrëzuar një avion tjetër në Ishëm. Qielli i Shqipërisë, në vend që të mbushet me avionë të transportit të qytetarëve është mbushur me mushkonja të transportit të drogës. Provën e keni në Durrës”.- deklaroi Noka