Një 31 vjeçar është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme (10:15) në fshatin Gjuraj, njësia administrative Plan të Dukagjinit në rrethin e Shkodrës. Policia bën me dije se viktima është shtetasi Gjok Arra.
Autorë të krimit sipas policisë lokale dyshohet se janë vëllezërit, Luvigj Bludaj, 31 vjeç dhe shtetasi Çesj Bludaj, 37 vjeç banues në të njëjtin fshat, ndërsa krimit dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.