Teksa vijojnë tensionet në veri të Kosovës dhe ndërkombëtarët bëjnë thirrje për dialog, gazeta zvicerane ka botuar një artikull që tregon se si po bëhen ndërmjetësimet në mënyrë diskrete. Artikulli i “NNZ am Sonntag” tregon se në mes të nëntorit, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) i Zvicrës priti përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë.
“Një takim i tillë ka ndodhur një javë pas tërheqjes së serbëve nga institucionet kosovare”, konfirmon zëdhënësja e FDFA-së, Elisa Raggi. Por për arsye konfidencialiteti, FDFA nuk dëshiron të tregojë se ku janë zhvilluar bisedimet, ndonëse nuk është rast i izoluar pasi prej vitit 2015, Zvicra ka mbështetur BE për normalizimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve.
Sipas NZZ, diskutimet bëhen larg syrit të publikut që përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë të shkëmbejnë rregullisht pikëpamjet për çështjet politike.
Këshilltari Kombëtar i SVP-së është kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Këshillit Kombëtar Franz Gruter është gjithashtu i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor ndaj të hënën do të udhëtojë për në Kosovë.
“Ky konflikt ka potencialin të përshkallëzohet relativisht shpejt. Do t’ia sjell përshtypjet e mia ministrit të Jashtëm Ignazio Cassis”, thotë Gruter. Udhëtimi ishte iniciuar para shpërthimit të tensioneve të fundit.
Zvicra ka marrë pjesë në misionin e KFOR-it në Kosovë që nga viti 1999. Tani janë 195 ushtarë zviceranë në terren. Jean-Hubert Lebet, i cili ishte ambasador i Zvicrës në Kosovë nga viti 2016 deri në vitin 2020, thotë se rreziku më i madh është për Serbinë, të cilës i kundërpërgjigjet menjëherë NATO nëse tenton të nisë luftën në Kosovë.