Dyshja PS-PDIU dhe dyshja LSI-Zaloshnja – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dyshja PS-PDIU dhe dyshja LSI-Zaloshnja

00:12 | 14/09/2016
në Shqiperi
0
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Eduard Zaloshnja, gjate nje pritje me gazetaret ne ambjentet e Kryesise se Kuvendit, me rastin e festave te fundvitit./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta and Eduard Zaloshnja, during a reception with journalists in the premises of the Presidency, on the occasion of the holidays.

Nga Sabi Çela

Para disa ditësh kemi parë rreth 3-4 shkrime të analistit dhe statisticienit Eduard Zaloshnja nga ku bënte analizën e detajuar për fatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Dibrës. Në ato opinione dhe llogaritje të Zaloshnjës vihej re një tendencë e qartë për t’i dhënë një rëndësi të madhe mbështetjes që LSI i kishte ofruar Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit në Bashkinë e Dibrës, nga ku PS kishte fituar me kandidatin e saj Shukri Xhelili falë mbështetjes së LSI. Një tjetër faktor që Zaloshnja e përmendte në çdo shkrim, ishte se PS kishte fituar edhe falë përçarjes së PD në ato zona, nga ku kishin dalë kandidatë të djathtë të pavarur duke ulur kështu votat për kandidatin e djathtë. Këto llogari bëheshin duke përmendur faktin se LSI kishte dhënë maksimumin e saj në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2015 dhe se kandidati i pavarur (i djathtë) kishte fituar rreth 700 vota.

Në vështrimin e parë të këtyre analizave, çdokush do të bindej me ato çka Zaloshnja artikulonte, por që diçka jo e zakontë do të vihej re në momentin që këta lexues do të shihnin edhe 2-3 shkrimet pasardhëse. Në të 3 analizat e autorit dukej qartë një tendencë për të rritur artificialisht potencën e LSI, duke shkruar edhe se pa mbështetjen e LSI, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Muharrem Rama do ta kishte të pamundur fitoren e bashkisë së Dibrës.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Gjatë fushatës në Dibër, u vu re qartë një mos-angazhim i strukturave të LSI, parti e cila u mjaftua me deklarata të vakëta të nën/kryetarit të LSI, Luan Rama që thoshte se mbështet Muharrem Ramën. Gjithashtu u vu re se drejtuesit e LSI në Dibër as nuk merrnin mundimin që të valëvisnin flamuj në mitingjet e kandidatit Rama, duke ndenjur më shumë si neutral sesa si krahu i djathtë i PS në ASHE.

Në krahun tjetër u përfol shumë për angazhimin e madh dhe të fuqishëm të PDIU-së, parti e cila kishte marrë në dorë frerët e fushatës në Dibër, sipas informacioneve që gazetarët kishin në terren. Në fakt kjo rritje e PDIU në Qarkun e Dibrës u vu re fillimisht në zgjedhjet vendore të vitit 2015, ku kjo parti fitoi rreth 4200 vota dhe ku u vërtetua ajo që kryetari Shpëtim Idrizi, kishte deklaruar gjithnjë se PDIU nuk ishte një parti krahinore, por një parti kombëtare me mbështetje në çdo cep të Shqipërisë. Në Dibër nuk besoj se ka më shumë se 50 çamë, por 4200 votat e treguan që PDIU qenka një parti kombëtare dhe me peshë. Moment tjetër ishte gjatë fushatës për zgjedhje të brendshme në strukturat e PDIU, ku gjatë një takimi në Dibër, pallati i sportit u mbush plot, sa që njerëzit ngjesheshin tek dera për të parë nga afër aktivitetin dhe fjalimet e deputetëve. Në atë takim kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi deklaroi se kjo parti do të bënte çmos që Rruga e Arbërit të ndërtohej dhe fjalën e pasoi deputetja Mesila Doda, e cila tha se do të kërkonte interpelancë në Kuvend me ministrin e transporteve të asaj kohe, Edmond Haxhinaso. Menjëherë në media pamë sesi deputetë nga të gjitha krahët politikë filluan ta ripremtonin këtë vepër që përmendi Idrizi. Këtu u duk se PDIU e kishte marrë seriozisht shtrirjen e saj në pjesën veri-lindore.

Analiza e rradhës e Zaloshnjës do të ishte me titullin thumbues: “Prova dibrane e dyshes PS-PDIU për zgjedhjet e 2017”, ku përsëri thuhej se LSI ndikonte drejtpërdrejt në fitoren ose humbjen e Muharrem Ramës. Në këtë shkrim ritheksohej se LSI ishte ajo që nëse do të jepte maksimumin e saj, ASHE do të fitonte me diferencë shumë të vogël dhe nëse LSI nuk do të angazhohej, ASHE do të humbte me një rezultat të thellë. E thënë kjo për të disatën herë nga i njëjti analist dhe me doza servilizmi ndaj LSI, ishte kthyer në një analize boshe dhe jo e besueshme.

Në të vërtetë koalicioni i majtë e kishte nisur fushatën me shumë disavantazhe, siç ishte videoja e famshme e ish-kryebashkiakut të PS, konsumimi në tërësi i qeverisjes, “bashkimi” i PD-së në Bashkinë e Dibrës, përçarja me LSI dhe mosangazhimi i saj në fushatë e të tjera. Pakkush do të ishte optimist për një fitore të së majtës, duke parë edhe lëvizjen taktike që PD hodhi në veprim, duke kandiduar një emër të rëndësishëm si Sherefedin Shehu, i cili dha dorëheqjen nga posti i deputetit, shpresëplotë se forca e tij politike do të ishte kështu më e bashkuar dhe më e fortë përballë këtyre zgjedhjeve lokale që ishin shumë të rëndësishme për një mbështetje morale të opozitës, e cila është katandisur me fare pak mbështetje popullore.

Tani që rezultati është shpallur, ku kandidati i majtë Muharrem Rama është shpallur fitues me plus 4 mijë vota më tepër se kandidati i së djathtës Sherefedin Shehu, këto hipoteza të Zaloshnjës, por edhe analistëve të tjerë, janë hedhur poshtë nga vetë qytetarët e Dibrës. Edhe pse LSI nuk u angazhua fare në këtë fushatë, përsëri Muharrem Rama ia doli që të shpallej fitues duke treguar edhe njëherë që Zaloshnja vërtetë është profesor dhe statisticien, por më shumë është shërbyes i interesave të ngushta të “Sheshit Wilson” sesa një profesionist i vërtetë i fushës në të cilën operon.

Në këto zgjedhje, kjo diferencë me 4 mijë vota, vërteton edhe njëherë se të gjitha palët janë të varura nga potenca dhe nga puna e secilës parti, sesa nga vetëbesimi dhe siguria se janë kingmaker të pathyeshëm dhe që mund të vendosin fatet e çdo koalicioni.

Për t’u rikthyer tek faktori PDIU, një javë përpara zgjedhjeve në një intervistë kryetari i PDIU, dega Dibër, Olti Cani deklaroi se kjo forcë politike deri në atë moment kishte siguruar mbështetjen e rreth 8 mijë votuesve të PDIU për kandidatin Muharrem Rama. Kjo mbështetje e gjerë vinte nga numri i lartë i anëtarësimeve në këtë degë, ku ishin regjistruar rreth 2800 anëtarë zyrtarisht.

Me një llogaritje të thjeshtë, nga rezultatet e vitit 2015 ku LSI dhe PDIU kishin përkatësisht nga 2870 vota secila, del që parashikimet e Olti Canit kanë qenë reale dhe të përpikëta. Supozohet se nga baza e LSI vetëm gjysma e anëtarësisë mund të ketë votuar kandidatin e ASHE-së Muharrem Rama, pra rreth 1400 votues. Nga diferenca me 1400 vota që i janë pakësuar koalicionit nga tërheqja e LSI, dhe arritja e rreth 8 mijë votave në këto zgjedhje nga PDIU, sipas llogaritjes del ekzaktësisht ASHE-ja me 4 mijë vota përpara. Kjo ishte një thyerje e të “pathyeshmes” LSI, të cilën Zaloshnja e artikulonte aq shumë.

Duket se Partia Socialiste ka gjetur një aleat të ri, potent si PDIU që kërkon më pak pushtet se LSI (e cila ka zaptuar minimalisht 30% të administratës) dhe që po gjen një mbështetje të madhe në popull. Aleancat e reja kanë filluar të konfigurohen dhe duket se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 do të jenë testi për kingmaker-at e vjetër dhe të rinj. Një gjë është e sigurt, se motoja “Me Qetësi, me Dashuri dhe me Leverdi” po arrin drejt fundit të saj, duke i lënë vendin degës së ullirit, e cila simbolizon paqen!

Etiketa: dyshjaEdmond HaxhinastoLSI-ZaloshnjaMesila DodaOlti Canirruga e arberitSabi ÇelaShpetim IdriziShukri Xhelili

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Vettingu/ Basha pritet të takohet me Metën te Kryesia

Zgjedhjet në Dibër dhe humbja e koalicionit PD-LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com