Politika shqiptare u trondit 18 vite më parë nga vrasja e një prej zërave më të fuqishëm të Parlamentit dhe një prej aktorëve kryesore të lëvizjes historike studentore që paraprinë rënien e komunizmit në Shqipëri.
Azem Hajdari kujtohet sot si tribun i lirisë e një ndër kontribuuesit e hedhjes së themeleve të Partisë Demokratike gjatë viteve të para të pluralizmit. Në ndër të Azem Hajdarit u zhvilluan homazhe nga simpatizantë të Partisë Demokratike.
Të pranishëm në homazhet e zhvilluara ishin edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish-kryeministri Berisha, si dhe figura të tjera të kësaj partie.
“Kujtimi i Azem Hajdarit dhe vepra e tij është në krahun tonë si një engjëll mbrojtës në këtë betejë. Kjo betejë duhet dhe do fitohet me çdo çmim”, u shpreh në fjalën e tij kreu i PD-së, Lulzim Basha.