Një video që shfaqte një grup delesh në Kinë duke ecur në formë rrethi për 12 ditë bëri xhiron e internetit. Pronari i fermës nuk arrinte të kuptonte sjelljen e tyre.
Videoja origjinale u publikua nga kanali kinez People’s Daily i kontrolluar nga shteti.
Nuk u desh shumë, në fakt, që të zhvillohen teori konspirative që shkuan aq larg sa të flitej për një shenjë që tregonte fundin e botës.
Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi i sjelljes së deleve ka shkaqe krejtësisht të natyrshme dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin pas 48 orësh.
“Duket se këto dele kanë qenë në këtë kullotë të veçantë për një periudhë të gjatë kohore dhe kjo mund t’i ketë bërë ato të adoptojnë një sjellje stereotipe me ciklin e përsëritur për shkak të stresit që u ka krijuar izolimi i tyre i gjatë,” tha profesori në Departamentin e Bujqësisë në Universitetin e Gloucester, Matt Bell.
Pasi filluan disa dele, më pas u bashkuan të tjera pasi janë kafshë që jetojnë në tufa dhe duan të jenë me ‘miqtë’ e tyre”, shtoi profesori britanik.
Siç thuhet në Manualin Veterinar Merck, sjellja sociale e deleve dominohet nga modeli i tufës në të cilin lëvizjet e kafshëve kontrollohen dhe njësitë mbrohen nga gjuetarët duke u larguar nga rreziku si grup.