Detaje tronditëse janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur 3 muaj në parë, ku një 22 vjeçare nga Kenia dyshohet se është dhunuar dhe ka përfunduar në gjendje kome.
Mësohet se 5 persona kanë qenë në banesën e së resë nga Kenia, mes tyre 4 shqiptarë dhe mikja e saj, po nga Kenia ditën e ngjarjes së rëndë. Pas një sherri mes saj dhe personave që e shoqëronin atë natë, ajo është dhunuar barbarisht dhe më pas është hedhur nga kati i dytë i ballkonit të banesës teksa shoqja e saj ka qenë dëshmitare.
Lexo edhe: Ramazan Rraja u shoqërua në polici, flet i ati: Nëse ka faj, të faktohet
Mësohet se pas ngjarjes së rëndë, që ende nuk është zbuluar plotësisht nga autoritetet, këta persona janë larguar me 3 automjete të ndryshme.
Por edhe pse kanë kaluar disa muaj nga kjo ngjarje e rëndë, prokuroria ende nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, ndërsa nuk ka as emra konkret të dyshuarish dhe as janë marrë në pyetje personat që ndodheshin atë natë në banesë, përjashtuar vetëm një prej vajzave, e cila ishte shoqe e 22-vjeçares dhe punonin bashkë në një kazino në kryeqytet.
Rikujtojmë se ngjarja ka ndodhur në muajin gusht dhe rasti është denoncuar vetëm para pak ditësh, nga e ëma e saj. Ajo tha se vajza e saj është dhunuar dhe nuk është hedhur vetë nga banesa ku ajo jetonte.