Presidentja Vjosa Osmani, pas takimit me përfaqësues të partive politike, ka thënë se është diskutuar data 18 dhjetor, si më e mundshmja për t’u mbajtur zgjedhjet në katër komunat veriore, ku janë tërhequr kryetarët e tyre.
“Takimi i sotëm, ku janë ftuar të gjitha partitë që kanë përfaqësim në Kuvend, dhe të gjitha partitë që janë të regjistruara në regjistrimin e KQZ-së, me seli në komunat ku do të mbahen zgjedhjet, u ftuan sot për të diskutuar datën e zgjedhjeve”, ka thënë Presidentja.
Vjosa Osmani ka thënë se, sipas ligjit, data e fundit për t’i shpallur zgjedhjet është data e nesërme. Presidentja tregoi se janë diskutuar dy data të mundshme për t’u mbajtur zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
“Nga të gjitha partitë prezentë, kërkova mendim rreth datës 18 dhjetor, sepse është data e fundit që lejohet”, ka thënë Osmani, duke shtuar se e ka zgjedhur këtë datë sepse do të jepej më shumë hapësirë për organizim.
Lexo edhe: Ç’po ndodh? Përfaqësuesit e Partisë së Serbëve i shkojnë në zyrë Vjosa Osmanit