Sokol Hazizaj, avokati i ish deputetit socialist Alqi Bllako, ka dhënë një deklaratë të shkurtë për mediat pasi Apeli vendosi rikthimin në burg të klientit të tij.
Para gazetarëve, Hazizaj deklaroi se Apeli mbajti një qëndrim që nuk e ka argumentuar akoma, ndërsa shtoi se Bllako nuk përbën rrezik për tu larguar nga vendi.
“Nuk kishte arsye që Apeli të mbante qëndrim ndryshe. Gjykata e Shkallës së parë mbajti qëndrim normal, Apeli mbajti një qëndrim që nuk e ka argumentuar akoma. Hetimi është drejt fundit, Bllako nuk përbën rrezik për prishjen e provave, sot nuk kishte më rëndësi e masës së arrestit me burg. Arresti në shtëpi dhe në burg është e njëjta gjë. Ndodhi një gjë që se marr vesh. Alqi Bllako nuk përbën rrezik për tu larguar. Nuk duhet ngatërruar pozicioni procedurial i Bllakos apo dikujt tjetër. Unë rezervoj dhe jam i qartë në rolin që ka pasur i mbrojturi prej meje, nuk ka asnjë shkaku që të ndikojë te personat e tjerë”, tha avokati.
Lexo edhe: “Mund të largohej jashtë”, gazetarja jep detajet për Alqi Bllakon